Home Sport Tuchel e sheh ndeshjen me Werder Bremen si moment për ngritje

Tuchel e sheh ndeshjen me Werder Bremen si moment për ngritje

Trajneri i Bayern Munih, Thomas Tuchel, po e sheh ndeshjen kundër Werder Bremen si moment kur skuadra duhet të ngrihet.

Kur kanë mbetur edhe pak javë deri në fund, Bayern dhe Borussia Dortmund po bashkëkryesojnë me një pikë dallim në favor të bavarezëve.

Bayern kanë realizuar vetëm një fitore në tri ndeshjet e fundit. Dhe Tuchel ka kërkuar vëmendje për ndeshjen e të së shtunës.

“Është një garë e ngushtë për titullin. Ne kemi shansin të ngrihemi tani.

Sot duhet të përgatitemi dhe nesër duhet të jemi gati.

Kjo është gjithçka që ka rëndësi. Ne duam të reduktojmë gabimet, të sulmojmë dhe të shënojmë shumë gola”, ka thënë ish-trajneri i Chelseas dhe Paris St Germainit.

Kundër Werder Bremen lideri i Bundesligës do të jetë pa sulmuesin Eric Maxim Choupo-Moting dhe pa mbrojtësin Josip Stanisic, të cilët u bashkohen futbollistëve të tjerë që mungojnë: Alphonso Davies, Dayot Upamecano, Lucas Hernandez si dhe Leon Goretzka.

Previous articleKryeministri Kurti takohet me ish-Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon
Next articleDeklarata e bujshme e Bejkos për financimin e fushtave elektorale ‘alarmon’ KQZ-në, Celibashi del me njoftimin e minutës së fundit