Home Kronika Tritol hotelit në Sarandë, pronari ish-drejtor i ALUIZNI-t, policia sekuestron pamjet e...

Tritol hotelit në Sarandë, pronari ish-drejtor i ALUIZNI-t, policia sekuestron pamjet e kamerave të sigurisë

Policia e Sarandës vijon hetimet intensive për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në lagjen numër 4 të qytetit, ku në hyrjen e garazhit të një hoteli të njohur ka shpërthyer një sasi eksplozivi.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:40, në lagjen nr.4, Sarandë, në hyrjen e garazhit të hotelit në pronësi të shtetasit Mariel Murati.
Pronari i hotelit, Murati u shkarkua ne korrik 2018 si drejtor i ALUIZNI-t nga Ministrja e Drejtësisë aso kohe Etilda Gjonaj, e cila e çoi edhe për ndjekje penale. Disa kohë me vonë u emërua Drejtor i FSDKSH, detyrë që e vazhdon edhe sot.

Nga shpërthimi fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale.

Forcat e Policisë dhe grupi hetimor në vendin e ngjarjes kanë mbledhur provat teksa janë sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë, për të bërë të mundur zbardhjen e plotë dhe identifikimin e autorëve. Në pyetje është marrë dhe pronari i hotelit për të zbuluar konflikte të mundshme të tij që mund të kenë sjellë dhe ngjarjen e mbrëmjes së kaluar.