Home Kronika TRAGJIKE! Kishte shkuar për të takuar fëmijët, ndërron jetë shqiptari në Itali

TRAGJIKE! Kishte shkuar për të takuar fëmijët, ndërron jetë shqiptari në Itali

Një 58-vjeçar shqiptar nuk i ka mbijetuar plagëve të marra gjatë një aksidenti të ndodhur në Itali dhe për pasojë ka humbur jetën.

Aksidenti ka ndodhur më 19 dhjetor, ndërsa 58-vjeçari Zyhdi Hyka ishte duke kaluar rrugën në këmbë.

Hyka u përplas nga një 25-vjeçar ndërsa ishte duke drejtuar një Audi Q3.

58-vjeçari shqiptar kishte disa muaj që ishte në Itali me gruan e tij dhe ishte ribashkuar me dy vajzat dhe djalin që jetonin në Sassuolo prej më shumë se 15 vitesh.

Previous article“Asgjë e pamundur”, Pioli shpreh dëshirat: Napoli i arritshëm
Next article23 filma që nuk duhet ti humbisni në vitin 2023