Home Kronika TRAGJIKE/ Ishte zhdukur 4 ditë më parë, gjendet i vdekur 23-vjeçari në...

TRAGJIKE/ Ishte zhdukur 4 ditë më parë, gjendet i vdekur 23-vjeçari në Berat

Llazar Palla është gjetur i pajetë ditën e sotme në Berat. 23-vjeçari rezultoi i zhdukur katër ditë më parë. Ka qenë familja e tij që ka bërë ditë më parë denoncimin për të riun, i cili ishte shurdh-memec dhe trajtohet me “kemp”.

Familjarët e tij kërkuan ndihmën e policisë për gjetjen e 23-vjeçarit, i cili u pa për herë të fundit pranë rezervuarit të fshatit Sqepur. Nuk dihet ende arsyeja se përse i riu u gjet i pajetë.