Home Kosova Tolaj: AAK është forca e dytë, bashkohuni me ne

Tolaj: AAK është forca e dytë, bashkohuni me ne

tolajSejdë Tolaj, i cili para dy dite ka kaluar në AAK, kalimin në këtë parti e ka nisur me shpjegimin e kalimit të tij në LDD nga LDK-ja, ku ka qenë kryetar i Forumit Rinor të kësaj partie dhe njihej si një militant i presidentit Rugova.
Ai tha se kalimi në LDD i tij dhe sidomos i të rinjve ndodhi për shkak se u mendua se ajo mënyrë se si u sollën me Dacin dhe përkrahësit e tij ishte e padrejtë, dhe kalimi në partinë e re ishte masiv. Tolaj tha se nga LDD-ja shumë veta kanë kaluar në AAK, e veçanërisht nga Dukagjini. Ai tha në “Interaktiv” se alternativa më e mirë është kalimi i të tjerëve në AAK. Ai tha se një prej alternativave është kalimi i LDD-së, përkatësisht shkrirja në AAK. Sipas Tolajt edhe nëse LDD-ja do të synonte krijimin e një koalicioni me PDK, kjo nuk do të kishte sukses sepse edhe ajo anëtarësi e mbetur nuk do ti shkonte pas, megjithëse sipas tij nuk ka informacione se do të mund të ndodhë një gjë e këtillë.

Ndërkohë që Tolaj bënte fushatë për kalimin e shumicës së individëve në AAK ai nuk përmendte kalimet masive të viteve të fundit, përkatësisht rikthimit në LDK të ish bastioneve të LDD-së, si dega e Vitisë, Kamenicës, e Gjilanit dhe para disa javësh edhe ai i Ferizajit.
Ai tha se LDD nuk ka as resurse humane dhe as materiale që të zhvillohet. Ai tha se i bën thirrje të rinjve ti bashkohen AAK-së.
Ai i pyetur për nostalgjinë për LDK, tha se natyrisht që e ka atë ndjenjë për të kaluarën, pasi ka pasur një ekip shumë të mirë kur ishte vetë kryetar i Forumit të Rinisë së LDK-së, dhe se bënin punë shumë serioze, ndërsa tash tha se ky Forum merret me gjëra fëmijërore dhe të parëndësishme.
I pyetur se pse nuk është rikthyer në LDK, Tolaj tha se ai ka pasur oferta bile edhe për qeverisje në PDK, por kishte vendosur të priste kthimin e Ramushit nga Haga, megjithëse me zyrtarë partiak ishte në kontakt, por për një rikthim në LDK, tha se e ka penguar trajtimi jo i mirë i të kthyerve të tjerë në atë parti. Tolaj kritikoi Isa Mustafën për dështim në qeverisjen e Prishtinës, pasi sipas tij koha po tregon se ata që janë të përgatitur teorikisht, mund të mos jenë menaxher të mirë në praktikë.
Ai tha se LDK po tregohet se nuk dëshiron konkurrencë, dhe ka injoruar ata që janë kthyer në parti, ndërsa e përmendi si shembull Naser Rugoven, i cili e braktisi LDD-së para dy viteve.
Ai tha se nga sondazhet e janarit AAK del e dyta për nga përkrahja, ndërsa në sondazhet për kryeministër Haradinaj del i pakonkurrencë. Por, kryeministri nuk zgjedhet nga vota e popullit. Ai i ka lavdëruar për qeverisje të mirë kryetarët e komunave të AAK-së, duke i quajtur të suksesshme, ndërsa ka kritikuar partitë tjera për qeverisje.

Previous article‘Rruga drejt…’, ballë për ballë Talat Xhaferri dhe Stojanço Angellov
Next articleFirma “Primalat” kundërpërgjigjet për akuzat ndaj qumështit: Gati padinë penale