Cristiano Ronaldo i befasoi të gjithë, duek zgjedhur të transferohet në Arabinë Saudite te Al-Nassr. Të gjithë tifozët po presin me padurim debutimin e tij, i cili nuk erdhi atëherë kur pritej.
Tashmë mediat kanë publikuar edhe datën se kur CR7 mund të luajë ndeshjen e parë me fanellën e ekipit nga Riadi.
Ai tani do të jetë i disponueshëm për ndeshjen në shtëpi të 22 janarit kundër Ettifaq, pasi të ketë përfunduar pezullimin e Federatës Angleze të Futbollit dhe me shumë mundësi deri atëherë edhe klubi arab me shumë mundësi do i ketë dhënë zgjidhje çështjes së lojtarëve të huaj, duke larguar një të tillë dhe duke regjistruar portugezin.
Të huajt te Al-Nassr janë portieri kolumbian David Ospina, brazilianët Luiz Gustavo dhe Anderson Talisca, sulmuesi kamerunian Vincent Aboubakar, mbrojtësi spanjoll Alvaro Gonzalez, mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë Ghislain Konan, mesfushori me tipare sulmuese nga argjentina Martinez dhe Jaloliddin Masharipov