Home Politike “Thumba Braçes?” Rama: Flet shumëkush për bujqësinë, ose s’kanë lidhje ose s’kuptojnë

“Thumba Braçes?” Rama: Flet shumëkush për bujqësinë, ose s’kanë lidhje ose s’kuptojnë


Kryeministri Edi Rama ‘shigjetoi’ ditën e sotme personat që ankohen për kushtet e fermerëve në vend. Gjatë prezantimit të programit IPARD III i cili do të financojë 146 milionë euro për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale shqiptare, Rama deklaroi se ka persona që ankohen për kushtet e punës në bujqësi. Rama tha se këta persona ose nuk kanë lidhje fare me bujqësinë dhe fermerët ose bëjnë sikur nuk duan të kuptojnë.

Flet vetë realiteti, sot nuk është më fermeri që i duhet të dalë në rrugë të shesë prodhimet. Fermerët punojnë të qetë se e kanë prodhimin e tyre të shitur. Flet shumëkush për bujqësinë që s’merr me frymë, ska prespektive, që po braktiset fshati, flasin njerëz që me fshatin s’kanë asnjë lidhje, ose ata që nuk duan të kuptojnë, se rruga e bërjes sukses ka ndryshuar, nuk është më rruga e vjetër. Nuk funksionon më, duhet bashkim forcash.’– tha Rama.