Home Politike Thellohet përplasja mes mazhorancës dhe Presidencës/ Komisioni i Sigurisë Kombëtare i jep...

Thellohet përplasja mes mazhorancës dhe Presidencës/ Komisioni i Sigurisë Kombëtare i jep ‘goditjen’ Ilir Metës

Komisioni i Ligjeve ditën e sotme ka rrëzuar dekretin e “Shtetësisë” që me 15 gusht, presidenti Ilir Meta ktheu në Kuvend ligjin për “Shtetësisë”.

Meta më 15 gusht nxori dekretin me argumentat se nuk ka pasur konsultim mes institucioneve shqiptare për trajtimin e kërkesave për dhënien apo lejimin e lënies së shtetësisë shqiptare.

Madje Meta propozoi edhe tryezë diskutimi për përmirësimin e kësaj nisme ligjore, por Komisioni i Sigurisë me shumicë votash ka rrëzuar dekretin në mbledhjen e drejtuar prej kryetares Ermonela Felaj.

Previous article“Lamtumirë Kardashians”, mbyllet pas 14 vitesh reality-show që bëri miliardere motrat Kardashian
Next articleDW/ Florian Bieber: Serbia do të fitojë avantazhe edhe pa njohjen e Kosovës