Home Sport Teuta ruan vendin e parë për fair play

Teuta ruan vendin e parë për fair play

Teuta futbollTeuta pavarësisht se ka humbur vendin e dytë në renditje vazhdon të mbajë vendin e parë përsa i përket fair play-t. Ekipi durrsak që cdo vit shquhet për lojën korrekte sërish ndodhet në krye për fair play. Teuta ndodhet në vendin e parë të këtij klasifikimi zyrtar të FSHF duke lënë pas në renditje Vllazninë, Luftëtarin apo Flamurtarin ndërkohë që kryesuesit e Skënderbeut ndohen në vendin e 7 e ndërkohë që në vend të fundit renditet ekipi i Kukësit. Teuta cdo sezon është në krye të kësaj liste ku durrsakët dallohen për lojërat korrekte në fushë por edhe për sjellje korrekte sportive edhe në shkallët e stadiumit.

Previous articleFutboll, të rinjtë/ Teuta fiton miniturneun “Meet World 2013”
Next articleMes njerëzve të dijes dhe të kulturës