Home Slideri Teuta barazon në Vlorë dhe konsolidon vendin e dytë

Teuta barazon në Vlorë dhe konsolidon vendin e dytë

teutaTeuta dhe Flamurtari kanë ndarë nga një pikë në ndeshjen e luajtur në Stadiumin “Flamurtari” të qytetit të Vlorës.Vendasit kanë qenë më kërkues për një pjesë të madhe të ndeshjes, por durrsakët janë pragmatistë dhe marrin një pikë me vlerë. Të dy ekipet vinin në këtë ndeshje me dy mungesa të rëndësishme, ku Gjokës i duhet të bëjë pa Memellin, i pezulluar për kartona. Tekniku vlonjat vendos të hedhë  ish-in Pepa në sulm për të zëvendësuar bomberin pogradecar, ndërsa në formacion, rikthehen Arbri dhe Rajoviç, të cilët munguan në ndeshjen e të mërkurës. Në krahun tjetër, Magani i beson të njëjtit formacion të Kupës, me ndryshimin e vetëm se Dosti zëvendëson Mancakun e pezulluar.Me këtë rezultat, durrsakët konsolidojnë pozitat e tyre në vendin e dytë dhe ruajnë diferencën prej dy pikësh ndaj vlonjatëve të vendit të tretë. Në Vlorë barazim dhe ankth për vendasit, të cilët ndihen keq me këtë rezultat. Në minutat e fundit, vlonjatët hidhen me të gjitha forcat në sulm po pa arritur të rrezikojnë seriozisht portën e mbrojtur nga Rizvani. Durrsakët përpiqen të mbrojnë rezultatin në fund dhe vetëm për vonesat ndëshkohen tre herë me kartona të verdhe, në harkun e gjashtë minutave shtesë. Një prej të ndëshkuarve është dhe Hodo, i cili e ka të dytin dhe do i mungojë kështu ekipit në ndeshjen e radhës. Arbitri mbyll gjithçka dhe ndeshja mbyllet në barazim. Diçka më shumë për Teutën, diçka më pak për Flamurtarin, i cili ishte superior për pjesën më të madhe të ndeshjes. Me këtë rezultat, durrsakët konsolidojnë pozitat e tyre në vendin e dytë dhe ruajnë diferencën prej dy pikësh ndaj vlonjatëve të vendit të tretë. Në lidhje me këtë rezultat trajneri i durrsakëve Gugash Magani shprehet: “Ishte një ndeshje e fortë përballë një rivali mjaft të vështirë. Flamurtari në pjesën e parë ka qënë më superior në fushën e lojës dhe na vuri në vështirësi. Në pushimin e pjesëve u thashë lojtarëve të mi që të luanin më shumë në sulm, pasi ishim gjithsesi në humbje dhe do ishte më mirë të dilnim të humbur duke luajtur në sulm sesa duke u mbrojtur. Kjo pati efektin e saj dhe lojtarët rritën nivelin e lojës në pjesën e dytë. Nuk mund të them se kjo ndeshje na siguron vendin e dytë, pasi kalendari është mjaft i vështirë për ne, dhe tani çdo ndeshje do jetë finale për ne, duke nisur nga java e ardhshme, ku do përballemi me Kastriotin, në një sfidë mjaft delikate. Falënderoj dhe tifozët për mbështetjen e tyre, pasi ishin ata që na dhanë zemër në momentet e vështira.” Në sfidat e ardhshme, djemtë e Maganit do të përballen me Kastriotin në një sfidë delikate, duke parë ecurinë e krutanëve, ndërsa të besuarit e Gjokës, udhëtojnë në Tiranë, në transfertën ndoshta më të vështirë për këtë fazë të dytë.

Previous articleKufiri që ndan realizimin socialist si propagandë, nga letërsia e mirëfilltë artistike të vërtetash historike
Next articleVolejboll femra/Tirana fiton kupën, Teuta kundërshton arbitrin për gabime ne gjykim