Home Bota Tërmeti i fortë “shkund” shtetin fqinj (Magnituda+Epiqendra)

Tërmeti i fortë “shkund” shtetin fqinj (Magnituda+Epiqendra)

Një tërmet me magnitudë 4.6 u regjistrua dje rreth mesnatës në jug të Italisë, në Molise. Mediat italiane raportojnë se epiqendra ishte në provincën e Campobasso.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, tërmeti kishte një thellësi prej 23 kilometrash.

Tërmeti është ndjerë edhe në disa zona të tjerë si Campania, Puglia, Abruzzo dhe Lazio. Tërmeti shkaktoi panik tek banorët, të cilët dolën menjëherë në rrugët e vendit. Autoritetet italiane, nga kontrollet e para të kryera, raportojnë se nuk ka dëmtime në shtëpi apo njerëz.

Previous article“S’kemi zgjedhur propagandën, por aksionet”, Meta: Fokusi ynë te lufta kundër shpopullimit, të rinjtë do ndërtojnë të ardhmen këtu!
Next articleRama: Sera në Petrelë e ngritur përmes programit IPARD, prodhon deri në 500 mijë fidanë në vit