Home Sport Tërbohet klubi i Al Nassr, jo vetëm Ronaldo, në shënjestër edhe ylli...

Tërbohet klubi i Al Nassr, jo vetëm Ronaldo, në shënjestër edhe ylli i Chelsea

Al Nassr ëndërron të ndërtoj një ekip me emra të mëdhenj, kërkon të dominojë futbollin në Arabinë Saudite, më shumë për prestigj. Jo vetëm C.Ronaldo, në shënjestrën e tyre ka përfunduar së fundmi edhe N’Golo Kante. Sipas mediave franceze, klubi arab është vënë në lëvizje për të bindur mesfushorin e Chelsea-it të firmos një kontratë në përfundim të këtij sezoni, periudhë në të cilën Kante-s i përfundon kontrata me klubin londinez.

Kante

Dy janë pengesat në këtë pikë, e para Barcelona, skuadër që gjithashtu pret fundin e sezonit për të siguruar shërbimet e Kante. Pengesa e dytë është fakti që në Arabinë Saudite nuk lejohen më shumë se 7 lojtarë të huaj. Me CR7 që duket një çështje e mbyllur, Al Nassr duhet të nxjerr në shitje 2 lojtarë të huaj për t’i bërë vend Ronaldo-s dhe N’Golo Kantes.

Previous articleMonika Kryemadhi me kitarë në dorë: Shijojeni jetën dhe jini të lumtur si unë
Next articleProfesor Ilir Ohri, Ikja zgjedh gjithmonë më të mirët!