Home Sport “Tërbimi’ gjerman, tifozët e Frankfurt djegin Napolin

“Tërbimi’ gjerman, tifozët e Frankfurt djegin Napolin

U ndaluan të ishin prezent në stadiumin “Maradona”, por tifozët e Eintracht Frankfurt u kujdesën të linin gjurmë në qytetin e Napolit.

Rreth 600 ultras të ekipit gjerman shkatërruan çfarë i doli përpara në rrugët e Napolit, deri në sheshin Jesu, aty ku dhe u bllokuan.

Nuk mungoi përplasja me forcat e rendit, ku tifozët hodhën në drejtim të tyre gurë dhe mjete piroteknike.

 

 

Një makinë e policisë u dogj totalisht ndërsa shumë automjete të tjera dhe dyqane pësuan dëme.

Previous articleAkuza për korrupsion dhe abuzim me tenderat publik, arrestohet dy muaj para zgjedhjeve kryebashkiaku i Bulqizës
Next articleBizneset e Vogla dhe të Mesme, motori i ekonomisë, angazhojnë 81.6% të të punësuarve