Home Slideri Tenton të përdhunojë çeken në Dibër, arrestohet në Durrës

Tenton të përdhunojë çeken në Dibër, arrestohet në Durrës

poliPolicia e Durrësit ka vënë në pranga një person i kërkuar nga drejtësia në Dibër e Tiranë për shkak të akuzuave të rëndë që rëndonin mbi të. 18-vjeçari Rrahman D. banues në një fshat të Dibrës është kapur në sektorin Rinia në periferi të qytetit të Durrësit në saj të informacioneve që kanë dhënë orgatet e policisë së Dibrës të cilët e kanë ndjekur të riun deri në vënine në pranga. Policia në deklarimet e saj zyrtare ka thënë se dibrani kërkohej nga policiae Dibrës për arsye se prokuroria e atjeshme në mars të këtij viti e ka akuzuar për vjedhje. Ndërkohë po në muajin mars, gjykata e Tiranës ka vendosur zëvendësimin e masës së sigurisë ndaj tij nga “detyrim paraqitje” në “arrest me burg”.
Akuza
Dibrani është akuzuar pëqr bveprën penale të vjedhjes në bashkëpunim dhe marrëdhënie seksuale me të rritura me dhunë në bashkëpunim e mbetur në tentativë. Ngjarja ka ndodhur sipas policisë, me datë 29 korrik 2011. Rrahman D nga fshatrat e Dibrës në vendin e qujatur Kala e Dodës, zonë ndarëse mes Dibrës së Vogël dhe Kukësit akuzohet se ka vjedhur me dhunë disa shtetas të huaj. Kanë qenë katër turistë çekë dhe së bashku me ta edhe një femër e bërë viktimë e tentativës për dhunim seksual, Nga të dhënat që ka policia thuhet se 18-vjeçari ka qenë së bashku me persona të tjerë dhe se ata i kanë marrë turistëve shumë nga sendet e tyre personale. Të huajt janë ulur për të pushuar tek Fusha e Korabit dhe aty janë parë me vendësit. Këta të fundit janë afruar dhe duke përfituar nga befasia u janë sulur turistëve duke ua marrë sendet që kishin me vete. Pas këtij veprimi, policia ka deklaruar se Rrahman D në bashkëpunim me të tjerë kanë bërë të gjitha përpjekjet për të kryer marrëdhënie seksuale me turisten çeke duke e kërxcënuar dhe dhunuar fizikisht. Nga të dhënat që ka policia kanë qenë tre shtetas dhe të gjithë banorë të fshatrave aty afër të cilët kanë ushtruar dhunën fizike, vjedhjen dhe tentativën e përdhunimit të gruas çeke. Turistët kanë mundur të çlirojnë bashkëudhëtaren e tyre falë edhe frikës që u ka lindur tre të rinjve pasi jo shumë larg vendit të ngjarjes janë dëgjuar zëra të barinjve dhe kalimtarëve. Autorët e këtij akti janë larguar por policia ka bërë të ditur se i ka identifikuar dhe ka nisur t’i arrestojë një nga një. Ka qenë kallëzimi i bërë nga të huajt që ka detyruar policinë e shtetit të veprojë sa më parë. Agjentëve të policisë së Dibrës u është dashur disa kohë të kërkojnë strehën e të riut 18-vjeçar për ta prangosur në sektorin Rinia e Durrësit.
Nga Xhevo Gradica

Previous articleDielli që s’perëndoi kurrë në rivierë
Next articleMinistria e Arsimit heq nga programi maturës shtetërore të gjithë letërsinë kosovare