Home Sport Tentoi ti vinte flakën selisë së federatës italiane, policia arreston trajnerin 75-vjeçar

Tentoi ti vinte flakën selisë së federatës italiane, policia arreston trajnerin 75-vjeçar

Një 75-vjeçar i quajtur Xhovani Formikola është arrestuar në Romë pasi ka tentuar ti vendosë flakën selisë së Federatës Italiane të Futbollit.

 

 

Sipas “La Repubblica” ai është shfaqur pranë selisë me një bidon me benzinë dhe një çakmak, duke kërcënuar se do ti vinte flakën, por mënjëherë kanë ndërhyrë forcat ‘security’, të cilët e neutralizuan trajnerin e ekipeve tmoshave. Më pas ishte ndërhyrja e karabinierëve që çoi në arrestimin e Formikolas.

75-vjeçari pretendonte se Federata Italiane e Futbollit kishte për ti dhënë disa para, por që ai kurrë nuk i kishte marrë.

Previous articleDurrës/ U kërkonte nga 4000-6000 mijë euro për legalizim të banesave, arrestohet sekseri
Next articleKQZ nuk e regjistroi në zgjedhje, Berisha ankimon vendimin në KAS