Home Kosova Tensionet në veri të Kosovës, Kurti tregon çfarë diskutoi me komandantin e...

Tensionet në veri të Kosovës, Kurti tregon çfarë diskutoi me komandantin e KFOR-it

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim komandantin e forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjeneral Angelo Michele Ristuccia dhe Shefin e EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark.

Në këtë takim është diskutuar lidhur me veprimet e strukturave kriminale në veri të Republikës së Kosovës, që cenojnë rëndë sigurinë në vend.

Njoftimi i plotë:

Në takimin e përbashkët me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, u bisedua për bashkëpunimin e afërt ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës, Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR) dhe misionit EULEX, përbrenda mandateve që kanë. U fol edhe lidhur me veprimet e strukturave kriminale në veri të Republikës së Kosovës, që cenojnë rëndë sigurinë në vend.

Konstatim i përbashkët nga ky takim është se liria e lëvizjes duhet të rivendoset dhe se nuk duhet të ketë barrikada në asnjë rrugë.

Gjatë takimit u pajtuan për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional dhe bashkërendimin e veprimeve, në shërbim të paqes dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që është qëllim dhe prioritet i përbashkët i institucioneve të Republikës së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it.

Previous articleSi renditet Shqipëria? Shtetet e Europës, ku hotelet dhe restorantet janë më të lirat e të shtrenjtat
Next articleKlodian Lekocaj pas vrasjeve në Greqi? Mediat helene: Ka një grup vrasësish me pagesë