Home Politike Tensionet në veri të Kosovës, Fatmir Mediu: Të thirret Këshilli i Sigurisë...

Tensionet në veri të Kosovës, Fatmir Mediu: Të thirret Këshilli i Sigurisë Kombëtare. Vuçiçi po ndjek udhëzimet e Rusisë

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka kërkuar të thirret sa më parë Këshilli i Sigurisë Kombëtare.

Reagimi:

Të thirret sa më parë Këshilli i Sigurisë Kombëtare.
Shqipëria nuk mund të mbaj këtë pozicion të papranueshëm në lidhje me situatën në Kosovë:

Vendosja e mbi 5000 trupave Serbe në kufi me Kosovën me gjthë mjetet luftarake është qartësisht agresioni ushtarak, është e njëjta sjellje si e Rusisë me Ukrainën.
Cfarë duhet të ndodh më që të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare.
Presidenti i Republikës, pavarësisht se Këshill ka kohë që ka dalë nga funksioni i tij Kushtetues duhet ta thërras urgjent atë dhe të përcaktojë detyrimet e qeverisë, shërbimeve inteligjente dhe atyre diplomatike për këtë situatë
Cfarë duhet të presi Kryeministri, që ta shtrojmë këtë cështje dhe situatë urgjentisht në NATO?
Konsultimi dhe kordinimi me vëndet e tjera të NATOS në ballkan është domosdoshmëri, sepse jo vetëm situata në Kosovë, por dhe ajo në BiH, në Malin e Zi dhe shpenzimet ushtarake të Serbisë me mbështetjen e Rusisë dhe Kinës, janë tashmë një shqetësim real për vendet e Ballkanit, por dhe për aleatët tanë
Në bashkëpunim me SHBA dhe vëndet e tjera partnere duhet kjo cështje të shtrohet në Këshillin e Sigurimit të OKB.
Serbia dhe Vucic po ndjekin qartësisht udhëzimet e Rusisë dhe Putinit për të realizuar qëllimet e tyre në Ballkan si dhe për të krijuar një konflikt në rajon, pjesë e strategjisë të deklaruar të Rusisë

Previous article‘Prioritet i qeverisë, pasurimi i Ogerta Manastirliut’/ Blushi: Koncensionet në shëndetësi marrin 34% më shumë fonde se trajtimi i të sëmurëve me kancer
Next articleSaida Dollani zgjidhet në postin e zëvendës kryetares së Apelit të GJKKO-së