Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Kosovë në një hotel në Prishtinë, ndërkohë dy persona kanë mbetur të plagosur me armë të ftohta. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:20 në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.
“Sot rreth orës 13:20 policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në lagjen Arbëria të Prishtinës, saktësisht në një hotel. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor.
Escobar vizitë në Kosovë, takim me Osmanin: Presim rezultate pozitive në Ohër! Vuçiç: Serbia nuk firmos
Ndërsa dy persona të tjerë të lënduar(dyshohet me mjet të mprehtë) janë dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje”,- njofton policia.