Home LifeStyle “Të ikësh nga vendi, trend?!”/ Në “Më lër të flas” merr përgjigje...

“Të ikësh nga vendi, trend?!”/ Në “Më lër të flas” merr përgjigje kjo pyetje…

Mbrëmjen e sotme ka filluar sezoni i dytë i emisionit të vëllezërve Veshaj. Me një larmishmëri temash, të ftuar VIP, lojërash dhe performancash në studio, ‘Më lër të flas’ sjell alternativën më të mirë për të kaluar disa momente me të qeshura, energji dhe situata që nuk i keni parë në asnjë program televiziv.

Në mbrëmjen e sotme tema e diskutimit me një panel të përbërë nga Bora Muzhaqi, Armaldo Kllogjeri, Xhensila Pere, Adriatik Lapaj ka qenë në lidhje me largimin e të gjithë shqiptarëve jashtë vendit për një jetë më të mirë. Në lidhje me këtë temë anëtarët e panelit u shprehën se:

Adriatik: Këtu është bërë një lëmsh i madh që duhet rekuperuar, të abandonosh dhe të braktisësh vendin tënd as në luftë nuk ndodh. Ajo që po zgjat shumë këtu është makutëria e klasës politike e cila e ka vjedhur, po e vjedh dhe synon ta vjedhë Shqipërinë dhe ky është një problem shumë i madh. 

Bora: Është shumë e thjeshtë të vendosësh fajin dhe të vendosësh gishtin por unë po e filloj me mënyrën se si unë fillova të bëj punën, që në shtator të vitit 2021 një nga gjërat e para që unë fillova të bëja ishte takimi me të rinjtë në të gjithë Shqipërinë, aryseja se pse e bëra këtë është se shpesh herë ka raporte që thonë se të rinjtë po ikin prej kësaj, në fakt këto raporte shkruhen nga palë që janë të anshme dhe mendova që ta bëja vetë këtë punë dhe t’i pyesja vetë të rinjtë. Rezulton që janë një sërë arsyesh, politika nuk ishte çuditërisht tek arsyet. Pikat kryesore janë arsimim më i mirë, një e ardhme më e mirë. 

Xhensila: Kam përshtypjen që nuk kemi nevojë që të krahasojmë Shqipërinë me vendet e Europës. Unë jam rasti tipik i një vajze që ka jetuar jashtë dhe që u rikthye për shkak të mallit për vendin. Shqipëria ka një paradoks të madh mes standartit të jetesës, rrogave dhe çmimeve. Jo në politikë, por po flas si një qytetare, u riktheva me dëshirën më të madhe. 

Previous articleZgjedhjet/ “Blerje votash, presion, keqpërdorim i burimeve shtetërore”, ambasada amerikane thirrje qeverisë dhe partive: Zbatoni rekomandimet e ODIHR
Next articleMe sa blihen dhe shiten dollari dhe euro? Këmbimi valutor për datën 25 mars