Home Kosova Takimi i liderëve, vetëm 15 ditë fushatë elektorale

Takimi i liderëve, vetëm 15 ditë fushatë elektorale

largea_lideret1360762853Takimi i sotëm i liderëve të partive politike për reformën zgjedhore ka rezultuar me vetëm një marrëveshje, atë për shkurtimin e fushatës elektorale nga 30 ditë sa ishte më parë, në 15 ditë. Këtë vendim e ka kundërshtuar vetëm Lëvizja Vetëvendosje, sipas së cilës fushata parazgjedhore do të duhej të mbetej në 30 ditë.

Në këtë takim, gjithashtu është marrë vendimi për vetëm një zonë zgjedhore, por nuk është arritur marrëveshje sa u përket listave zgjedhore, përbërjes së KQZ-së dhe Pragut zgjedhor.

Kryetari i PDK-së Hashim Thaçi dhe ai i LDK-së Isa Mustafa, kanë thënë se janë përkrahës të listave të hapua, por kjo çështje ka mbetur për tu diskutuar.

Liderët diskutojnë për reformën zgjedhore, pjesmarrës edhe Kurti

Kryeministri Hashim Thaçi ka mbledhur në një takim liderët e partive politik për të vazhduar diskutimet për reformën zgjedhore. Takimi po mbahet në ambientet e Kuvendit të Kosovës dhe në të, kësaj here, po merr pjesë edhe Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Pas konsensusit të mëhershëm që Kosova të jetë një zonë zgjedhore, çështje për diskutim janë nëse listat do të jenë të hapura apo të mbyllura, përbërja e KQZ-së, pragu zgjedhor etj.

Previous articlePresidenti Gyl uron Jahjagën për Pavarësi
Next articleDidier Drogba merr OK nga FIFA