Home Politike Takimi i Begajt me Papën, dhuratat që shkëmbyen, Presidenti i dhuroi mozaikun...

Takimi i Begajt me Papën, dhuratat që shkëmbyen, Presidenti i dhuroi mozaikun me veshje tradicionale, Ati i Shenjtë statujën e Shën Pjetrit

Takimi i sotëm mes Presidentit Bajram Begaj dhe Papa Françeskut ka zgjatur rreth 35 minuta. Begaj e falënderoi Atin e Shenjtë për audiencën dhe duke iu referuar marrëdhënieve historike e shumë shekullore mes shqiptarëve dhe liderëve të tyre me Selinë e Shenjtë, shprehu mirënjohjen e thellë për gjithçka që Shteti i Vatikanit ka bërë për popullin shqiptar, sidomos pas ndryshimeve demokratike në vitet ’90.

Ndërkohë që në fund të takimit Papa Françesku i dhuroi Begajt një majolikë që përmbante një statujë të Shën Pjetrit. Ndërsa Begaj nga ana tjetër i dhuroi Papës një mozaik prej druri ku shfaqet një gua me veshje tradicionale shqiptare.

Previous article‘S’po refuzon Ramën’, Bushati tregon pse nuk vjen Vuçiç në Tiranë
Next articleHoroskopi, 3 dhjetor 2022