Home Sport Sulm shokues ndaj Cristiano Ronaldos: Më vjen për të vjellë

Sulm shokues ndaj Cristiano Ronaldos: Më vjen për të vjellë

Fabrizio Corona është njeriu i momentit. Nga rrjetet sociale në debate televizive, të gjithë flasin për ish-mbretin e paparacëve dhe librin e tij “Si e shpika Italinë”, i disponueshëm për lexuesit tashmë. Ai flet për veten, sëmundjen e parave, kohën e kaluar në burg dhe tregon histori të çmendura të aktorëve, producentëve, sportistëve dhe vajzave të ekranit, duke zbuluar një det me anekdota të pabesueshme për atë që ndodh në netët milaneze. Ai e bën këtë me një stil të drejtpërdrejtë të shkruari.

Në 456 faqet e librit, Corona flet gjithashtu për disa lojtarë, nga Totti te Inzaghi, nga Vieri te CR7. Ai gjithashtu i kushton një “mendim” numrit 7 të Juventusit, një nga futbollistët më të paguar në botë dhe yll i padiskutueshëm i Instagramit me mbi 240 milionë ndjekës. Me fjalë të tjera, mbase sportisti për t’u pasur më shumë zili nga të gjithë.

Si fëmijë, Corona admironte futbollistët, tani ka një ide krejt tjetër: “Si fëmijë kam shkelmuar topin nëpër rrugët e Catania me fanellën e Interit. Asokohe besoja se futbollistët ishin disa lloj perëndish. Unë u takova menjëherë me ta dhe kuptova se ishin një tufë nënnjerëzore.

Si adoleshent besoja te yjet e ekranit, në madhështinë e tyre mbinjerëzore. Kur i takova, u zvogëluan në sytë e mi; ishin mikrobe. Sot shoh Cristiano Ronaldon në Instagram dhe më vjen për të vjellë”…

Fabrizio Corona është gjithmonë i gjallë në deklaratat e tij dhe krahason një mbrëmje me Malena (ish të dashurën), si duke luajtur futboll me Cristiano Ronaldon. Ky është një fragment në librin e tij: “Së pari, mezi e binda Malena që të vinte në shtëpinë time. Duke pasur parasysh profesionin e saj të ndyrë, me të ishte si të luaje futboll me Cristiano Ronaldon”.

SOURCEBulevard New
Previous articleLuan Rama për zgjedhjet në LSI: S’ka ndonjë sekret, nesër do të votojmë si kryetare Monika Kryemadhin
Next article‘Nëse shifrat shkojnë në këtë ritëm, kjo do jetë viktima e radhës’, mjeku ngre alarmin: Faktikisht faktet janë kokëforta dhe shifrat do arrijnë…