Home Bota Stuhia më vdekjeprurëse godet Nju Jorkun, autoritetet ngrenë alarmin

Stuhia më vdekjeprurëse godet Nju Jorkun, autoritetet ngrenë alarmin

Autoritetet meteorologjike kanë lëshuar një paralajmërim urgjent për një nga stuhitë më vdekjeprurëse të borës në vitet e fundit në Nju Jork.

Reshjet e dendura të borës që goditën disa pjesë të shtetit perëndimor të Nju Jorkut vazhdojnë të premten, me stuhinë që kërcënon të shkaktojë probleme masive.

“Reshjet e borës do të sjellin vështirësi në lëvizje, dëmtim të infrastrukturës dhe do të paralizojnë komunitetet më të prekura. Ajri shumë i ftohtë do të shoqërojë këtë ngjarje, me temperatura 20 gradë nën parashikimin normal gjatë fundjavës ”, tha të enjten Shërbimi Meteorologjik i SHBA.

Duke u lutur për kujdes ekstrem nga banorët gjatë fundjavës, guvernatori i Nju Jorkut, Kathy Hokul e përshkroi stuhinë si një ngjarje “të madhe, domethënëse” të reshjeve të borës që mund të jetë po aq kërcënuese për jetën sa stuhia e nëntorit 2014.

”Është ky nivel i borës që po bie me këtë intensitet që po krijon një mungesë të rrezikshme shikueshmërie në rrugë ,” tha Hokul të enjten ndërsa shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për 11 qarqe.

Previous articleGoditje e rëndë për Spanjën… në kuzhinë
Next articleVuçiç takon Mistotakis në Athinë, diskutojnë edhe për Kosovën