Home Sociale STUDIMI: Pse fëmijët kanë vështirësi të përqendrohen në shkollë?

STUDIMI: Pse fëmijët kanë vështirësi të përqendrohen në shkollë?

Nëse fëmijët tuaj shpërqendrohen lehtësisht, ata nuk janë vetëm. Fëmijët shpenzojnë rreth një të katërtën e kohës, duke ëndërruar kur duhet të dëgjojnë, kanë zbuluar studiuesit.

Një studim i pothuajse 100 fëmijëve të moshës 6 deri në 11 vjeç testoi se sa shpërqendroheshin ata kur u tregohej një histori.

Të pyetur çdo dy minuta nëse po mendonin për diçka tjetër, fëmijët pranuan se ëndërronin me sy të hapur. Sipas tyre kjo gjë ndodhte 25 për qind të kohës. Për një djalë, kjo shifër ishte 83 për qind.

Jessica Cherry, e cila drejtoi studimin nga Universiteti Queen’s në Belfast, tha se temat popullore për të cilat fëmijët raportuan ishin loja futboll dhe ëmbëlsirat. Ata gjithashtu ëndërronin sikur po shikonin Harry Potter dhe video në TikTok.

Studimi, i bërë në internet përmes videove, u tregoi fëmijëve një histori.
Shkalla e ëndrrave me sy të hapur u zbulua se ishte e ngjashme tek vajzat dhe djemtë dhe në grupmosha të ndryshme.

Studimi është publikuar në “Journal of Experimental Child Psychology”. Sipas tij, prindërit duhet t’i inkurajojnë fëmijët e tyre që të përqendrohen.

Studime të shumta kanë gjetur se fëmijët që ëndërrojnë me sy të hapur mund të kenë vështirësi më të mëdha akademike.
Sa herë që mendimet e dikujt ndryshojnë, ata humbasin njohuritë që dikush po përpiqet t’u japë.

Previous articleRama: Shqipëria, së shpejti eksportuese e energjisë elektrike
Next articleBalluku jep lajmin fantastik, projekti që lidh TAP-in me portin e lundrueshëm LNG nëpërmjet tubacionit Fier -Vlorë: Do e kthejë Shqipërinë në qendër të furnizimit me gaz në …