Home Editorial Standardi Ani Dyrmishit dhe standardi i Surin Hoxhës

Standardi Ani Dyrmishit dhe standardi i Surin Hoxhës

Artur-LlanaNga Artur Llana

Ka pasur një lëvizje nga Ministri Teknik i Drejtësisë në këto tri ditë të fundit. Nisur nga dy fota që janë janë dërguar në qytetarin dixhital që është bërë si roja e “ROGL” dikur, në kohë të diktaturës dhe ka pasur një vendim për dy drejtues institucionesh në Durrës. Pra është shkarkuar drejtori i Hipotekës së Durrës, Ani Dyrmishi i cili është në një foto me kandidaten për deputete Milva Ekonomi dhe gjithashtu është shkarkuar edhe Surin Hoxha, edhe ky i vetëdeklaruar jurist, po për përfshirje në fushatë. Kreu i Hipotekës në Durrës, Ani Dyrmishi një jurist mjaft i njohur dhe një nga njerëzit që gëzon reputacion jo vetëm si përkatësi partiake i është nënshtruar këtij vendimi dhe ka bërë madje edhe një deklarim publik ku ka thënë se: Në respekt të opinionit publik, kërkoj të sqaroj vendimin e papritur të Ministrit të Drejtësisë, për largimin tim nga detyra, të cilën e mësova përmes medias, pasi ende nuk kam asnjë shkresë zyrtare. Në lidhje me pjesëmarrjen time në fushatën e një subjekti politik, konfirmoj se është e vërtetë dhe se ka ndodhur më datë 28 maj, pasditen e ditës se dielë, ditë pushimi. Të jem i sinqertë nuk do ta mendoja se e drejta për t’u organizuar, për të marrë pjesë nëpër grupime, apo aktivitete politike, që është një e drejtë themelore e sanksionuar në Kushtetutë, të më ndalohet ta ushtroj, aq më tepër ditë pushimi zyrtar, dhe për më tepër, e theksoj, që funksioni im ushtrohet në bazë të Kodit të Punës dhe jo të Nëpunësit Civil. Megjithatë, ne respekt të vendimit te Ministrit te Drejtësisë do ndjek rrugën ligjore në kundërshtimin e këtij urdhri.”. Përtej këtij deklarimi në fakt ka edhe një gjë më shumë, që vret dhe që i kalon jo vetëm kufijtë e formimit të tij si intelektual dhe profesionist po edhe si një viktimë që në krah duhet ti vendosin për balancë një te paafte që nuk ka asnjë lidhje me administratën. Nuk ja vlen tashmë të thuash se unë kam qenë dëshmitar i atij takimi si gazetar, ashtu sic nuk ja vlen të thuhet se përse e hoqën Surin Hoxhën, një njeri që sa më shumë ta lesh në fushatë aq më shumë vota të bën kundër. Në fakt po vendoset një lloj standarti në këtë drejtim dhe për këtë pavarsisht asaj që ka ndodhur, le të funksionojë si një gjë fillestare që ka edhe gabimet e veta, gabime që synojnë të arrijnë atë që nuk ka ndodhur kurrë, përfshirjen e administratës në fushatë. Ajo që ka ndodhur në vitet e shkuara është tejet e dhimbshme, ka qene madje një masakër që i është bërë njerëzve, ku ai që ishte drejtor te patentat i ndante ata nëpër lagje pa pasur as makinë dhe pa ditur t’i jepnin, ai që ishte i elektrikut i mësonte se ku të vidhnin energji, ndërsa ai i Ujësjellësit ishte dhe më “cubi” duke i lidhur tubacione që nuk cuan kurrë ujë, po thjeshtë kulluan fekale në atë tubacion që ishte i ujit të pishëm. Nuk po flas këtu se cfarë ka bërë Eduard Ndreu, nuk po flas këtu se cfarë ka bërë drejtoresha e arsimit apo “filipërat”, thjeshtë po pajtohem edhe me mendimin se kjo gjë duhet bërë dhe kjo do të ketë “viktima”. Do të ketë viktima se do clirojë një administratë nga pengu i zgjedhjeve, nga përkatësia dhe qytetarët nuk do enden nëpër zyra me 500 leksha në dorë për një certifikatë, as nuk do të kontrollojnë nëpër lokale qytetarët për ti gjetur vetëm se i ka sjellë partia, se i kanë sjellë shokët e partiusë si të afërm e deri te dashnore.  Ky është standarti që duhet të vendoset për të gjithë dhe në fakt ka nisur duke e marrë meritën ata që e hartuan këtë marrveshje. E kam thënë edhe në numërin e kaluar që janë 500 vetë që nuk shkojnë në punë, që sillen si zorraxhinj pas krerëve të partisë apo drejtorëve dhe më janë “vërsulur” me dhjetra qytetarë. Më janë “vërsulur” se nuk ishin 500 po më shumë. Kjo gjë le të marrë fund. Ajo që duhet të theksoj është se kjo nuk mund të marrë fund as me foto portalesh dhe as me foto që dërgohen apo publikohen nga përroi psiqik. Një foto nuk mund të penalizojë askënd, madje as edhe vetë Berishën që ka dalë me Enver Hoxhën. Duke qenë se mora një rast konkret me dy emra dhe bëra publik deklarimin e njërit prej tyre, ajo që më bën përshtypje është fakti se nëse vazhdohet kështu jo vetëm nuk i shërbejmë atij qëllimi që po e quajmë standart, po po e degradojmë. Unë i njoh nga afër të dy të shkarkuarit. Kam parë fotot e tyre në fushatë që nuk kanë as datë as orë. Ajo që unë dua ti besoj është fakti se sa e vendosur është kjo marrveshje për t’i shërbyer standartit. Është shkarkuar një jurist i njohur, një njeri që ku shkoi la gjurmë dhe natyrisht është e drejta e tij të bëj fushatë pas orarit të punës. Nëse duhet të ndërtojmë një administratë larg fushatës duhet të kuptojmë fillimisht se përse ata persona janë aty. Në këtë këndvështrim nuk besoj se ka shfaqur ndonjë befasi Dyrmishi që ka qenë në atë pozicion pune, as edhe nga formimi i tij juridik po as edhe nga detyrat që ka pasur më parë se të shkonte aty. A, ka një problem tjetër për kunatin e Lefter Kokës, Syrin Hoxhën. Ai ka qenë një puntorë lavazhi në Durrës deri në vitet e fundit dhe pasi kunati i tij arriti t’i sigurojë një diplomë ai mundi të bëhet drejtor i Zyrës së Përmbarimit dhe madje ta shihte këtë zyrë si cifligun e tij, ndërsa desh mori në qafë dy familje në Durrës duke tentuar t’i nxjerrë jashtë ligjit nga shtepia. Standarti i shkarkimit mund të jetë i njëjtë dhe pse besoj që janë dy njerëz të ndryshëm në fushatë. Kunati i Lefter kokës, Suriu  nuk përbën asnjë rrezik ta lesh nga mëngjesi në drekë në fushatë, madje ai të heq vota me shumicë jo vetëm nga niveli i tij po edhe nga dëshira që ka për të folur edhe kur nuk di asgjë. Duke qenë punonjës lavazhi dhe duke vjedhur edhe energji në një instutucion afër biznesit të tij ai desh mori në qafë jo vetem dy familje të cilat desh u nxorën jashtë sepse ai besoi letra fallco në një lidhje të turpshme me drejtësinë. Ai ishte thjeshtë kunati i shokut Xhemal. Pikërisht për këta ai duhej hequr nga puna, madje nuk duhej futur në atë pozicion pune duke degraduar një institucion si kunat. Në fushatë ai i bën nder PD dhe kujdo që është kundër. Standarti i shkarkimit mund të jetë i njëjtë, nga një foto, po standardi i krijimit të një administrate me drejtues të denjë nuk varet nga fotot e prroit psiqik të qytetarit dixhital që vazhdon të drejtohet nga njeriu i fotove të dala me Enver Hoxhën!