Home Politike Spiropali në Shkodër: Kundërshtarët të analizojnë pse morën 22 mijë vota më...

Spiropali në Shkodër: Kundërshtarët të analizojnë pse morën 22 mijë vota më pak

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali gjatë fjalës së saj në turin e mirënjohjes në Shkodër tha se koalicioni Bashkë Fitojmë nuk duhet të përpiqet të përbaltë qytetarët duke i quajtur të shitur, por të analizojë humbjen e thellë me 22 mijë vota më pak se në vitin 2021.

“Shkodra i ka besuar kryeministrit Rama dhe jam e sigurt se me vizionin që ka, do ta bëjë gjithë këtë qark krenare që na ka votuar. Kundërshtarët tanë që nuk gjejnë dot këto ditë as minimumin e arsyes për të bërë një analizë me përulësi.

Çfarë bënë gabim ata që humbën 22 mijë vota krahasuar me 2021-in. Këtë të shohin ata dhe most ë përbaltin fitoren më të madhe të Shkodrës.

Mos të fyejnë e ofendojnë qytetarët e Shkodrës që nuk u blenë, nuk u shitën por besuan tek projekti i Benet Becit dhe Edi Ramës.

Le ta gjejnë forcën të mblidhen dhe të kuptojnë se Shkodrën e kanë keqtrajtuar s ai takon investimeve, duke menduar se Shkodrën e kanë në xhep”-tha Spiropali.

Previous articleShfaqja teatrore “Një lojë xhin” me aktorët Yllka Mujo dhe Viktor Zhusti premierë në teatrin Metropol
Next articleTë rinjtë shkaktojnë më tepër aksidente, ekspertët rrugorë shpjegojnë fenomenin shqetësues