Home Politike Spiropali debat me Berishën: Djali yt me paratë e të vdekurve në...

Spiropali debat me Berishën: Djali yt me paratë e të vdekurve në Gërdec financon portale që prodhojnë Fake News

Ministrja për Shtetin Elisa Spiropali gjatë fjalës së saj në Kuvend, teksa po diskutohet për raportin e AMA-s, duke ju drejtuar Sali Berishës tha se koha kur digjeshin redaksitë ka mbaruar. Spiropali akuzoi Berishën, si dizinformues dhe tha se po përdorin paratë e krimit për të ndotur mjedisin mediatik.

‘Koha kur digjeshin zyrat e redaksive në Shqipëri ka mbaruar. Kryetarja e AMA-s, u soll nga ju si propozim për tu zgjedhur si kryetare. Ju keni bëma shumë më të rënda në raport me mediat. Është e habitshme sesi mund të flasë një njëri me këtë entuziazëm. Mund të gëzohet një njeri që i ka vënë shqelmin partisë së tij. Zgjedhjet në parti i fitonte edhe Luli! Mirë që t’i na ke lënë Sali, por ato të tjerët që janë gjallë ç’punë kanë?! Ku ka sot në RSH kundërshtar më të mirë se ne. Kur jeni në pushtet, me kërbaç mbi median, e keni dëshmuar. Ju jeni prodhues të dezinformimit dhe ‘Fake Neës’. Po përdorni paratë krimit, për të ndotur këtë mjedis mediatik. Njerëzit e dinë shumë mirë, prandaj nuk ju japin votën. Frymëzuesi i kësaj kulture është ai që ngriti kupën dje. Nuk jeni gati që t’i afroheni asnjëlloj pushteti dhe ndjesë parë pushteti juaj.’– tha Spiropali.

Pas kësaj, Berisha e akuzoi Spiropalin, se nëpërmjet bashkëshortit të saj i ka dhënë tendera vëllait të saj.

‘Ndrikull Spiropali është titulli i një postimi, pas çdo fjale ka një vjedhje. Ndrikull 5 milionëshja me bashkëshortin e saj, Salarjonin, e cila ia jepte tenderat vëllait të saj që të shtoheshin milionat. Zonja që u pasurua aq shumë në Dogana saqë kudo ta prekësh para nxjerr, burrin e çoi nga ujësjellësi në tenderat e KESH. Edhe aty përsëri Salarjoni, pra në qoftë se ka një burrë dhe një grua që kanë lumturuar njeri-tjetrin me para publike janë Spiropali- Toto. Yt shoq i jep tenderin vëllait tënd. Nuk ka vjedhje më të madhe ditën për diell si kjo. Do të ta them edhe tenderin’, tha Berisha.

Por ministrja për Shtetin dhe Parlamentin, e cilësoi si ‘Fake Neës’, të cilin Berisha po e lexon në portalin e djalit të tij, Shkëlzen Berishës, i cili tha Spiropali, po financohet me paratë e të vdekurve në tragjedinë e Gërdecit.

‘Djali i tij financon portale që bëjnë këto lajme, me paratë e të vdekurve në Gërdec, Artikulli që lexon, dhe e financon vetë si fakt. Unë en joh kush është vëllai im, sa e ka rrogë, si e ka shtëpinë, i njoh. Njoh kunatën time, nuk jam nga ata që nuk njohin baxhanakët. Unë mbaj përgjegjësi për të gjitha këto. Nuk ma bën syu terr dhe nuk intimidohem e as nuk kam për tu intimiduar.’- tha Spiropali.