Home Sport Spektakël i Di Maria-s, argjentinasi bën “engjëllin” për Juve-n: E.League e rëndësishme...

Spektakël i Di Maria-s, argjentinasi bën “engjëllin” për Juve-n: E.League e rëndësishme për ne

Di Maria bën “engjëllin” për Juves, thyen i vetëm Nantes duke i dhuruar “Zonjës së Vjetër” një biletë për në çerekfinalet e Europa League. Kampioni i Botës ishte në një formë fantastike realizoi një “tripletë” golash duke mbajtur të gjallë shpresat e torinezëve për të shpëtuar këtë sezon të komplikuar.

Goli i tij i parë pas vetëm 5 minutash lojë ishte një kryevepër arti, një ekzekutim fantastik që ia bëri me lehtë Juves transfertën franceze. Në minutën e 20-të, Di Maria fitoi një 11-metërsh duke lënë Nantes me 10 lojtarë. Nga pika e bardhë e penalltisë, argjentinasi ishte perfekt duke dyfishuar shifrat.

1

Pjesa e mbetur e sfidës kishte pak histori, ndërsa në të 78-tën, Di Maria kompletoi “tripletën” e golave:

Angel Di Maria

“Jam me të vërtetë i lumtur që konkretizova punën e skuadrës, zhvilluam një ndeshje të mirë me mentalitetin e duhur. Jam i lumtur edhe për tre golat e shënuar. Për ne Europa League është shumë e rëndësishme”, u shpreh Di Maria pas ndeshjes.

Previous articleNjë vit nga fillimi i luftës në Ukrainë, Rama: Çdo përpjekje për ta kthyer të shkuarën, të dështojë me turp
Next articleSevasti Qiriazi, gruaja që hodhi bazat e një shkolle laike në Shqipëri