Home Politike “SPAK nuk ka kohë të merret me milionat e inceneratorëve”, Vasili: Sharra...

“SPAK nuk ka kohë të merret me milionat e inceneratorëve”, Vasili: Sharra vetëm 15 minuta nga zyrat e tyre, por…

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka lëshuar sërish akuza për inceneratorin e Tiranës, duke akuzuar SPAK se nuk ka kohë të merret me këtë çështje dhe për mos veprim.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Vasili ka shkruar se SPAK nuk shkon dot në Sharrë, pasi është i mbytur me punë dhe i zënë me çështjet historike.

Më tej ka shtuar me ironi se çështja e inceneratorëve, pret dhe se SPAK-ut po i bihet kot më qafë.

Postimi i plotë:

 

 

SPAK-u nuk shkon dot ne Sharre…është i zënë me ilirët !

SPAK-u do hetoje te gjitha çeshtjet e tre mije vjeteve te fundit, por……. perjashtuar inceneratoret.

SPAK-u do te zbardhe se si guvernatori i Mbretereshes ilire Teuta, Demetër Fari e tradhtoi atë, sepse kjo eshte çeshtje aktuale.

SPAK-u do zbardhe me urgjence tradhetine e njerit prej Bato- te te ilireve sepse opinioni sot eshte shume i shqetesuar .

SPAK-u do zbardhe edhe korrupsionin e Ali Pashe Tepelenes, qe nuk i beri muret e kalase me materiale te mira sic e ka zbuluar Fondi i Zhvillimit te Rames, se korrupsioni i Aliut po ma demton shume.

SPAK-u do te zbardhe edhe se kush e rekrutoi Hamza Kastriotin kur kreu tradhetine ndaj Skenderbeut.

SPAK-u do te zbardhe edhe legjenden e Kalase se Rozafatit.

Pra SPAK-u sic e shikoni jo qe nuk punon, por eshte i mbytur ne pune.

Ndaj nuk ka asnje gram kohe te merret me keto qindra milion eurot e inceneratoreve.

Pret puna e inceneratoreve.

Pastaj a shkohet dot deri në Sharre, ne fund te botes…..15 min larg nga zyrat e SPAK-ut.

Prandaj kot i bini ne qafe SPAK-ut, ai po punon!

Previous articleAudio për 21 janarin, Frrok Çupi: Berisha është në panik prej kohësh, që kur kuptoi se SHBA di gjithçka
Next articleGjithmonë flasim për varësinë ndaj kafesë, por a e dini se ka disa përfitime shëndetësore prej saj!