Home Politike SPAK do të nisë hetimet për Arqile Gorenë: Pronar i një televizioni,...

SPAK do të nisë hetimet për Arqile Gorenë: Pronar i një televizioni, hotele në Divjakë, bashkëpunimi me Ilir Metën për semaforët dhe tokën e varrezave të qytetit, makina të blera me pengun 10 përqind dhe tenderi “pulla Nënë Tereza”. Kush është njeriu që strehonte homoseksual që i sillnin pjesë autobuzi

Strukturat e reja të drejtësisë përfshi edhe Byronë e Hetimit, që pritet të nisë funksionin e saj aktiv do të marrin në hetim ish kreun e Bashkisë së Durrësit, aktualisht pronar i një televizioni lokal, Arqile Gorea. Burime tepër të sigurta për median Bulevard thanë se prej kohësh, Gorea ka qenë në qendër të drejtësisë për ato që ka bërë si pushtetar dhe më pas i ka mbrojtur si opozitar. “Arqile Gorea është një nga personat që është në hetim prej vitesh po falë ndërhyrjeve të tij majtas dhe djathtas ka mundur t’i shpëtoj drejtësisë”. Ky është deklarimi i thënë në mënyrë konfidenciale për Bulevard për ish kreun e Bashkisë së Durrësit që duket se pasi mbaroi misionin si drejtor i ish Kantinës, alkoli i kishte dehur disa institucione dhe madje djathtas dhe majtas. Arqile Gorea është një nga njerëzit më të përgojuar në Durrës jo vetëm për funksionet e tij, por edhe për qëndrimet dhe aq më shumë për atë që ka bërë në drejtim të institucioneve. Sipas një bashkëpuntori të ngushtë të tij, ndërsa Gorea punonte si drejtor i Postës së Përgjithshme Shqiptare, frikë të cilën ja kanë dhe sot këta të PS që i dërgojnë reklama nga Posta e Durrësit, ai është përfshirë në një skandal të madh dhe kjo ka të bëjë me publikimin e “pullës së Nënë Terezës” që përkonte me një vit jubilar. Gazeta Bulevard ka të rregjistruar personin që i ka dhënë informacion asaj, që nga kjo pullë, miliona lekë përfunduan në xhepa dhe “Nënë Terezën” e puthëm nga fotot, po nuk e lëpimë nga pulla. Por ndërsa duket se “pulla Nënë Tereza” që është vërtetë një skandal që i është futur hetimit, Gorea duket se me arrogancën e tij nëpërmjet një media sportive (transmeton gjithë ditën sport dhe kur ka zgjedhje apo ndonjë hall edhe ndonjë emision) mbart me vete të tjera mëkate që fillojnë që nga koha kur ai ka lënë Kantinën e Pijeve ( edhe aty ka plot) për t’u bërë pjesë e politikës. Duket se hetimet kanë nisur pikërisht për faktin se ku janë gjetur paratë që deri tani janë hapur dy televizione lokale dhe janë shitur më pas duke futur vetë median në një rreth biznesi të turpshëm për ta mbajtur përsëri me një palë të tretë falë dhe teknologjisë që ka dalë tani. Televizioni i Goresë është një fakt nga ka marrë shkas hetimi, por duket se gjërat janë shtrirë në kohë. Gorea është akuzuar nga media e kohës kur ka qenë kreu i Bashkisë së Durrësit se ka marrë një sërë fondesh, kur kryeministër ka qenë Ilir Meta, mes tyre ndërtimin e varrezave të Durrësit dhe semaforëve të qytetit. Varrezave të Durrësit i ka mbetur pak vend ende dhe nuk po bien në sy, edhe pse pas tij janë të tjerë njerëz që kanë zvogëluar sipërfaqen duke e ndarë për frymë saqë turpi shkon deri në shtëpi mes varrezave. Gorea kontrollonte Këshillin Bashkiak më shumë me socialistët se demokratët, por siguronte vota për të bërë gjithçka. Gjatë kohës që ai ishte kreu i Bashkisë Durrës lëshoi autorizime për të pastrehë dhe për ata që kishin privatizuar lokale. I gjithë ky dokumnetacion është tashmë i provuar. Por duket se ka edhe një tjetër skandal që kërkon vëmendje. Ilir Meta si ish kryeministër i jepte fonde, po ama që tenderat t’i merrnin firmat e majta dhe një nga këto skandale ka qenë edhe ndërtimi i semaforëve në Durrës, ku nga nuk ka ngelur asnjë shenjë dhe pse u harxhuan miliona dhe firma e Llambi Karamanit ishte ajo që i ndërtoi. Por duket se dosja e Goresë do të jetë voluminoze pasi ai ka zhvilluar tendera të blerjes së makinave kur ishte drejtor i Postës dhe pas atyre tenderave është 12 përqindshi që ai merrte për çdo blerje. Dhe jo vetëm kaq. Burimet nga drejtësia i thanë bulevard se janë hotele dhe resorte të ndërtuara në Divjakë që mbartin pas Arqile Gorenë, ndërsa në Durrës janë dhe shumë hyrje të blera nga ai. Po ku i gjeti lekët Gorea i Divjakës që sa herë vjen PD në pushtet bëhet drejtor dhe sa herë ikën hap televizon? Pyetje që drejtësia do t’i japë shumë përgjigje. /Bulevard News