Home Sport Sot shënohet dita botërore e Gazetarëve Sportivë

Sot shënohet dita botërore e Gazetarëve Sportivë

Në botë ka shumë ngjarje sportive që njerëzit i përcjellin me pasion. Falë gazetarëve të sportit, miliona fansa në të gjithë botën marrin informacione për klubin apo sportin e preferuar.

Dita Botërore e Gazetarëve të Sportit shënohet më 2 korrik, për të njohur kontributin e gazetarëve në promovimin e sportit. Kjo ditë është zgjedhur për shkak të rëndësisë që ka si data kur është themeluar Shoqata Botërore e Mediave të Sportit, në vitin 1924.

Kjo ditë festohet për t’u dhënë vullnet gazetarëve të sportit që të vazhdojnë punën e tyre profesionale dhe të rëndësishme.

Me rastin e Ditës Botërore të Gazetarëve të Sportit, janë ftuar të gjithë gazetarët e sportit, në takim me ministren e MKRS, Vlora Dumoshi, për të diskutuar mbarëvajtjen e sportit në vendin tonë si dhe sfidat me të cilat ballafaqohet sporti dhe gazetarët sportivë.

SOURCEbulevard news
Previous articlePas tërmetit dhe pandemisë, FMN kundër amnistisë fiskale
Next articleBasha del me reagimin entuziast që në mëngjes: Nuk duhet humbur më kohë për të…