Nga Pëllumb Bulku
Sa më mungon babai im i dashur!
Kaluen 34 vjet nga dita që ti u largove. Un po të pres si gjithmonë pas pune.
Ti u ktheje shpejt, sonte u bë vonë. Ti akoma spo vjen. Sonte është dhe ftohtë, jashtë po bien borë. Sdij, (viti 1974) çfar të bëj, un po të pres, jam bër merak. Shikoj nji fletore, në dysheme paska rënë, qënka dhe e hapur. Nji titull syri më shikon, Dhuratë për babë Cenin. Nji titull tjetër, po kërkojmë Babë Cenin. Babë Cenin e gjetëm, kishte mbetur në Shëngjergj, nga bora e madhe që kishte rënë. Për urgjencë kishte shkuar me ndihmue nji të sëmur. Babë Ceni, ne u bëmë shum merak, po ashtu edhe shumë pacient që po të prisnin në oborrin tonë për tu kurue, u bënë merak për ty.
Për moment ,harrova Babë Ceni…kujtova se të kam përpara…
Eh!…mëndja, sa shpesh Babë Ceni un flas me ty dhe pse je largue, çuditem me veten time, se dhe njerzit, pacientët e mi, nganjiherë më thërrasin Babë Ceni. Jo më larg se dje, ca burra po pinin kafe. Hajde Babë Ceni pi me ne nji kafe.
Mu bë qefi, me kënaqësi shkova. Themë me vehte, harrojnë këta, un e kam emrin Pullumb. Apo jam babë Ceni i vërtetë…
A thua Babë Ceni të ngjaj kaq shumë, se dhe në mëndjen e njerzëve ke mbetur i gjallë .Kurrë sdo të më harrohen fjalët lutëse të njerzëve, që luteshin në ZOT, që të mbanin në krah, për te banesa e fundit. Babë Ceni për ty, të mos kishte vdekje, por të ishe gjithmonë doktor i ri. Dhe mua më bëhet zemra mal
kur më thirrin Babë Ceni.
Po e shof dhe po e ndjej, se po marr prej pacientëve, fjalën e ëmbël të dashur e të Artë Faliminderit Dr. që po i kuroj. Sa i lumtur jam, që të ngjaj kaq shumë. Për këtë familje që kam, për këto yje që po rrit. Për këto yje që po ndriçojnë. Kanë marrë energji nga Zoti, nga zëmra dhe shpirti i jot Babë Ceni. Ashtu siç dëshiroje ti , kur thoje, të rrojë sa të rrisë këto lule të bukura.Zgjohu pra Pullumb, puno me nder e djers.
Mos thuaj sa jam lodh, mos thuaj sa jam plak, pacientëve të tu shërbeu, se Bab Ceni të Shikon, Ai Gëzon, Jetën ta rregullon, Rrugën ta ndriçon.
Ah! Babë CENI ,e dij, e dij. Të dua shumë , në zemër e shpirtë të kam.