Home Aktualitet Sot Dita Ndërkombëtare e Grave në Detari/ APD i bashkohet iniciativës për...

Sot Dita Ndërkombëtare e Grave në Detari/ APD i bashkohet iniciativës për të promovuar rrugët në edukimin e grave në këtë fushë

Si vend anëtar dhe me të drejta të plota që prej vitit 1993 në IMO, Porti i Durrësit i bashkohet kësaj iniciative të rëndësishme për të promovuar rrugët në edukimin dhe trajnimin e grave në fushën e detarisë. Autoriteti Portual Durrës sot përfaqësohet nga 104 zonja, 14 prej të cilave në pozicione drejtuese, 65 specialiste dhe 25 staf operativ.

Shqipëria renditet si një nga vendet më të suksesshme në botë për përfshirjen e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor në institucionet publike, si dhe është pjesë e 19% të vendeve që kanë një sistem për ndjekjen e investimeve me në fokus barazinë gjinore

Me mirënjohjen për kontributin e tyre të palodhur nëpërmjet një kolazhi me foto nga zonja në profile të ndryshme të transportit detar në Portin e Durrësit!