Home LifeStyle Sony sjell telefonin që i reziston ujit

Sony sjell telefonin që i reziston ujit

sony newSony ka prezantuar telefonin e tij të fundit celular që i reziston ujit dhe shpreson se kjo do e ndihmojë kompaninë në garën me iPhone.

Telefoni Xperia Z është prezantuar në panairin e mallrave elektronikë në Las Vegas.

Telefoni ka një ekran 12.7 centimetër dhe mund të rezistojë në ujë për 30 minuta.

Sony thotë se një në dhjetë persona ka pasur probleme pasi i është lagur telefonin e tij.

Po në këtë panair, Sony ka prezantuar edhe kufjet që i rezistojnë ujit, me një MP3 të inkorporuar.

Walkman W273 është i lehtë dhe i projektuar që ju të dëgjoni muzikë ndërsa notoni.

Previous articleRizvani: Cdo gjë është e mundur
Next articleVenezuelë: Chavezi nuk është në gjendje të marrë pjesë në inaugurim