Home Opinion Sondazhi i Big Brother apo sondazhi politik i 6 Marsit?

Sondazhi i Big Brother apo sondazhi politik i 6 Marsit?

Na ndajnë vetëm disa orë nga kurorëzimi i fituesit të Big Brother Vip Albania dhe diskutimet midis shqiptarëve janë shumë të forta. Mbi 130 ditë të izolur në një shtëpi më në fund erdhi dita për të shpallur fituesin.

Por më e bukura është se ky program ka thyer çdo limit saqë së fundmi ka lënë dhe në hije politikën, pra hallin kryesor që ka ky vend. Më shumë fushatë nëpër media, instagrame por edhe nëpër rrugë janë duke bërë familjarët dhe miqtë e katër finalistëve të këtij edicioni.

Ka rreth 2 javë që ka nisur fushata elektorale për votimet për Kryetar Bashkie në 6 qytete dhe vihet re se audienca në këto mbledhje partiake është shumë më e ulët se ajo që prodhon Big Brother. Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe koalicioni Shtëpia e Lirë janë bërë monoton për popullin pasi premtimet e tyre janë po të njëjtat dhe si përfundim asgjë, ndërsa nga krahu tjetër një debat midis Ilirit dhe Donaldit të gjithë në këmbë dhe me “armë në duar” për të mbrojtur të preferuarin e tyre.

Si përfundim presim se kush do të triumfojë në këtë shoë midis “Yjeveeeee” dhe më pas shohim e bëjmë se çfarë do të ndodhë me politikën këto 2 javët e tjera të mbetura deri në zgjedhjet e 6 marsit./Euglen Bejko