Home Politike Skandali me Ramën dhe ish-zyrtarin e FBI-së/ Deputetja e PD i bën...

Skandali me Ramën dhe ish-zyrtarin e FBI-së/ Deputetja e PD i bën thirrje drejtësisë: Kjo është e paprecedentë, duhet të hetohet paralelisht

Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri, e ftuar sot në rubrikën “Opinion” me gazetaren Ola Bruko, tha se drejtësia shqiptare duhet të hetojë kryeministrin Edi Rama për lidhjet e tij me ish-zyrtarin e arrestuar të FBI, Charles McGonigal. Ajo u shpreh se në një vend tjetër, kryeministri do duhej që të kishte dhënë dorëheqjen, ndërsa shtoi se kjo ngjarje ka prishur dhe imazhin e Shqipërisë në botë.

“Ne do kërkojmë nga drejtësia shqiptare të marrë në shqyrtim rastin, sepse është e paprecedentë që një kryeministër të ketë këtë marrëdhënie me një agjent të FBI. Kaq sa janë provat dhe ajo për të cilën po hetohet McGonigal, është një provë e mjaftueshme për hetimin e një kryeministri, që ka qenë kryefjalë e të gjitha mediave të huaja.

Veç faktit që një kryeministër korrupton një agjent të FBI duke sajuar akuza të rreme, e është prishja e imazhit dhe cënim i një marrëdhënieje kaq të shëndetshme Shqipëri-SHBA. Kjo është e paprecedentë.  Ne kërkojmë që drejtësia shqiptare të hetojë paralelisht”, tha ajo.

Previous articlePërgjimet dhe akuzat për “rrjet kriminal”, kërkohet mocion mosbesimi ndaj qeverisë greke, ja kur mbahet votimi
Next articleLiverpool mendon të ndajë rrugët me Salah