Home Sport Skandal në Katar, shovinizmi serb nxjerr kokën edhe në Kupën e Botës

Skandal në Katar, shovinizmi serb nxjerr kokën edhe në Kupën e Botës

Serbia humbi ndeshjen e parë në Botërorin e Katarit përballë Brazilit, me një lojë që u dominua nga 5-herë kampionët e botës.

Megjithëse një disfatë me dy gola dhe zero pikë në fund të 90 minutave, tifozët serb kanë zgjedhur ta lënë pas futbollin dhe të shpalosin simbole nacionaliste në stadium.

Ata kanë hapur një falmur ku shihet harta e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb. Dhe jo vetëm kaq. I njëjti flamur është gjendur edhe në dhomën e zhveshjes të lojtarëve serbë.

Mbi hartën ku duket Kosova shkruhet “Nuk ka dorëzim”, edhe pse futbollistët serbë iu dorëzuan Brazilit në fushën e lojës.

Previous articleManipulimi i tërheqjes së fondit 28 mln euro të BE-së, për Portin e Durrësit
Next article“Zona e Frakullës, pika e mjaltit e Ramës”, Berisha flet për aksionin antidrogë dhe përmend emra: Çervenaku, një “Zoto” apo “Mërtir” në sipërmarrjen e kokainës