Home Bota Skandal në Australi / Autoritetet u kërkojnë udhëtarëve fjalëkalimet e celularëve

Skandal në Australi / Autoritetet u kërkojnë udhëtarëve fjalëkalimet e celularëve

Shteti australian është goditur nga një tjetër skandal, pasi disa udhëtarë janë ankuar se ekipet e sigurisë në aeroport i kishin kërkuar ti kontrollinin telefonët e tyre celularë, madje i kanë kërkuar edhe fjalëkalimet.

Njëri nga udhëtarët ka deklaruar se ai së bashkë me partneren u detyruan të shkruanin fjalëkalimet e celularëve të tyre me kërkesë të zyrtarëve të kufirit, në kohën kur ata u kthyen në Australi, pasi pushimeve disa-ditore në një ishull ekzotik. Ndërkohë, ai shton se, edhe pas marrjes së celularëve, zyrtarët e aeroportit, i lanë për disa minuta të mbyllur në një dhomë të veçantë, pa u thënë asnjë arsye.

Në lidhje me këtë situatë, kanë reaguar edhe gazetarët dhe aktivistët e të drejtave të njeriut, sipas të cilëve një veprim i tillë është i rëndë dhe abuziv, duke e krahasuar Australinë me një diktaturë autoritare.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i zëdhënësit të Forcave Kufitare Australiane, i cili tha se masat e marra kanë për qëllim mbrojtjen e komunitetit australian nga hakerimi, ndërsa shtoi se informacioni i sekuestruar nga telefonat e pasagjerëve ka kontribuar në suksesin e shumë operacioneve vendase të zbatimit të ligjit që synojnë aktivitete të paligjshme.

SOURCErt.com.news
Previous articleKush e tradhtoi Anne Frank te nazistët?
Next articleBanka e Shqipërisë: Kthehet interesi për licenca të reja në sektorin bankar