Home Politike Situata e rënduar për shkak të reshjeve me intensitet të lartë, Begaj...

Situata e rënduar për shkak të reshjeve me intensitet të lartë, Begaj thirrje institucioneve: Tregoni përgjegjshmëri maksimale!

Presidenti, Bajram Begaj ka reaguar lidhur me situatën e krijuar nga reshjet e shiut me intensitet të lartë që kanë përfshirë vendin. Nëpërmjet një postimi në facebook, Begaj bën thirrje ndaj institucioneve përgjegjëse dhe pushtetit lokal që të tregonin përgjegjshmëri maksimale për të mbrojtur jetën e qytetarëve si dhe të merrnin masa për t’u paraprirë emergjencave civile në vijim.

“Po ndjek me vëmendje situatën e rënduar të krijuar nga reshjet e shiut dhe stuhitë në shumë qarqe të vendit. Është e rëndësishme që përballë kësaj situate serioze të gjitha institucionet përgjegjëse dhe pushteti lokal, të tregojnë përgjegjshmëri maksimale, për të mbrojtur jetën dhe pronën e çdo individi, si dhe për të marrë të gjitha masat e nevojshme për të përballuar dhe paraprirë emergjencat e ndryshme të orëve apo ditëve në vijim.

Është e rëndësishme që popullata të ketë informacionin e nevojshëm në kohë reale për të përballuar si duhet çdo vështirësi, gjithmonë duke patur mbështetjen e institucioneve shtetërore”-shkruan Begaj në reagimin e tij.

Previous articleKatar, tetë perlat ku do luhen ndeshjet e Kupës së Botës/ FOTOT
Next articleKërcënon Aleksandër Vuçiç: Nëse policia e Kosovës hyn në veri, do të kemi ferrin në tokë