Home Bota Si është tani? Flet mjeku Tajani: Berlusconi po përgatit fjalimin për të...

Si është tani? Flet mjeku Tajani: Berlusconi po përgatit fjalimin për të shtunën

Ai është në formë të mirë, po rikuperohet: Unë fola me të një orë më parë, ai është duke përgatitur fjalimin e tij kur të dalë nga spitali të shtunën. Berlusconi është ende protagonisti i politikës italiane që shikon nga e ardhmja,”-kështu tha mjeku Antonio Tajani për Tg4.

Teksa dilte nga spitali, ai dha detaje lidhur me gjendjen shëndetësore të ‘cavalierit’ duke vënë theksin se tashmë ishte shumë mirë. Po ashtu, Silvio Berlusconi raportohet ka ditë që punon tashmë në konventën e Milanos ku do të jetë i pranishëm me video ose tingull.

Ish-kryeministri vuan prej disa kohësh nga leuçemia kronike. Javën e shkuar si u shtrua në terapi intensive në spitalin San Raffaele në Milano për të trajtuar një infeksion të mushkërive si rezultat i një dobësimi të fortë të përgjithshëm të shkaktuar nga leuçemia.

Manjati ka pësuar disa goditje në shëndet në vitet e fundit, duke përfshirë infektimin me COVID-19 në 2020. Pasi u lirua nga një qëndrim 10-ditor në spital, ai tha se sëmundja kishte qenë e rëndë dhe ishte sfida më e rrezikshme me të cilën ishte përballur ndonjëherë. Ai iu nënshtrua një operacioni në zemër për të zëvendësuar valvulën e aortës në vitin 2016 dhe ka mposhtur kancerin e prostatës. Berlusconi dha dorëheqjen si kryeministër për herë të fundit në vitin 2011. Por, ai u kthye në Senat pas zgjedhjeve të përgjithshme shtatorin e kaluar.

Previous articleCOVID-19/ OBSH: Po kthehemi në normalitet, por ka ende çështje kritike
Next articleAmber Heard zhvendoset në Spanjë pas ndarjes me Johnny Depp, i jep “lamtumirën” Hollywood-it