Home Politike Shtyhet në 31 mars shpërndarja e fondeve vjetore për partitë politike, Celibashi:...

Shtyhet në 31 mars shpërndarja e fondeve vjetore për partitë politike, Celibashi: Afati i fundit për dorëzimin e raporteve!

Është zhvilluar këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në përfundim të kësaj mbledhjeje kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka vendosur që të shtyjë miratimin e fondeve vjetore për partitë politike për pas datës 31 mars.

Shtyrja bëhet pasi në 31 mars është afati i fundit për dorëzimin e raporteve financiare vjetore.

Sipas Celibashit do të shikohet kush parti sjell raportet, pasi sipas ligjit nëse nuk dorëzohen raportet financiare, partitë nuk përfitojnë fonde për vitin pasardhës.

Previous articleThahen kanalet e Venecias! Qyteti turistik mes kaosit dhe baltës, ja si po ndryshon jeta e qytetarëve
Next article“Ngec” vendimi për dyfishimin e çmimit të patentës/ Autoriteti i Konkurrencës i kërkon informacion Tatimeve