Home Editorial Shteti dhe opozita nuk bëhen mbi arkivole

Shteti dhe opozita nuk bëhen mbi arkivole

turiNga Artur Llana  / Ngjarja e rëndë e dy ditëve më parë kur një adoloshent humbi jetën nga plumbat e bashkëmoshatarit të tij ka risjellë përveç dhimbjes, tronditjes edhe problemet e mëdha që po kalon shoqëria jonë. Në rastin konkret problemet e mëdha që po kalon arsimi, ndërsa dikush gjen rastin të tallet duke bërë konkurse drejtimi nëpër shkolla dhe disa të tjerë që gjejnë rastin të marrin guxim për të akuzuar kur në fakt duhet të jenë politikanët që duhen pështyrë në surrat për të gjithë këtë gjendje që i kanë krijuar vendit. Pardje shoqëria jonë ka humbur një nxënës dhe në fakt jo vetëm si të tillë. Ai kishte mësimin për të marrë një zanat dhe natyrisht që tani nuk do ta marrë kurrë, ndërsa familjes dhe njerëzve të afërt do t’i thahen sytë për ta parë e s’do ta shohin më kurrë! Po në një farë mënyre kemi humbur edhe një nxënës të dytë që nga dje nuk e thërrasin më siç mund ta thërrisnin me emrin e zanit kur të mbaronte shkollën, po kriminel. Shoqëria jonë është e fatë për emërtesa dhe kësaj i paraprinë më së keqi një klasë politike që një zot e di se ku e marrin kurajon të bëjnë politikë me vitika. Për mua personalisht atë djalë e vrau klasa politike dhe paaftësia e këtij shteti. Për mua personalisht autori i krimit është klasa politike dhe ata që bënin sikur vajtonin dje si opozitar a thua se para tre muajsh nuk bridhnin lokaleve  me horra dhe kriminelë të çdo lloj ngjyre qoftë dhe për t’i marrë një votë. Shumë nga specialistët e krimit, psikologët, apo edhe të tjerë profesionistë kanë shpjeguar atë që po ndodh në këtë vend, ku shoqëria është në kulmin e kalbëzimit dhe kjo jo vetëm nga fotot me armë të adoloshentëve apo me shëtitje të qenve të rracës së krimit përmes bulevardit. Ngjarja si për herë në Shqipëri dha dy tablo të turpshme. Një ministre arsimi që nuk ishte aspak serioze dhe për më keq që duhet të japë dorëheqjen pasi është ajo dhe vetëm ajo shkaktare që prej tre  muajsh në shkollat e  Durrësit të paktën nuk bëhet mësim. Dhe jo vetëm kaq. Nuk bëhet mësim pasi  drejtuesit e këtyre shkollave që në shumicë janë yndyrosur nga lekët që i kanë mbledhur fëmijëve, nga privilegjet që kanë marrë nga pushteti duhet të paktën në mos ndonjë qeli të ishin në ndonjë laborator për të bërë analizat po jo vetëm të gjakut. E kur një maskaradë drejtuesish që janë sjellë në ato poste si militnatë partie, ose më saktë që janë bërë pede duke ju servilosur drejtorëve të arsimit për të mbajtur pozicionin e punës, i kanë kthyer shkollat në qendra të ç’edukimit. Kohë më parë për shkolën në fjalë kemi botuar një shkrim që ngjalli shumë reaksion. Nuk kemi thënë asgjë më shumë përveç faktit se kjo ka qenë dhe vazhdon të jetë shkolla me dispilinën më të dobët, me nivelin më të ulët arsimor dhe mbi të gjitha me mësues që janë të dypunësuar dhe disa prej tyre edhe kur ndodhi ngjarja nuk ishin në shkollë. Kështu ministrja e arsimit, e cila është tallur me procesin e konkursit për të zgjedhur drejtuesin e DAR në qarqe duhet të paktën të kishte kurajon dhe të thonte se barkderrat dhe undyraqët që drejtojnë shkollat duhet të ikin një minutë e më parë. Shteti mund të humbasë gjyqe me ta, unë nuk e  besoj se janë nga pjesa më e paaftë e gjithë nivelit të mësuesve, po sado të humbasë shteti ekonomikisht të paktën nuk do të rrezikojmë jetën e fëmijëve. Drejtorët e shkollave janë turrur t’i gjejnë mikun drejtorëshës së re të arsimit në Durrës për të qëndruar aty, aty ku kanë dhunuar procesin mësimor, duke i treguar hartën e Shqipërisë si harta e Sali Berishës, aty ku i kanë kërcënuar mësuesit për të dalë në miting, aty ku ka mjaftuar një biletashitës për të masakruar procesin mësimor. Vodhën, bën tendera dhe tani po bëjnë opozitë me vrasjet. Zonja ministre se mos do të hapësh konkurs edhe për drejtorin e shkollës ku u vra nxënësi, për ato dhjetra mësues që nuk e dinë as vetë që kanë mbaruar shkollën! të tjera viktima do të kesh. Zonja ministre sherri kishte ditë që kishte nisur, mësuesit e dinin ashtu siç e dinte dhe drejtori. Po në një institucion shteti ku nuk ka drejtues, adoloshentët e zgjidhën vetë atë duke  humbur jetën e një fëmije. Ajo që më ka bërë përshtypje ditën e  ngjarjes për deputetë të opozitës, Cara, Halimi, Vokshi , Kaç Islami, e kaçatorë të tjerë që e “morën” situatën në dorë dhe filluan të bënin opozitë mbi arkivolin e Ardiatikut të gjorë. Është e natyrshme që një ngjarje e tillë duhet t’i bashkojë të gjithë për të reaguar, për të denoncuar madje që nga familja ku merret edukata e parë, më pas nga sistemi arsimor që për tetë vite e ka shkatërruar ajo që sot quhet opozitë deri në skandal bombash te dera e drejtoreshës së arsimit. Kishit një mundësi dje për ta lëhtësuar pak dhimbjen e asaj familje dhe jo për të bredhur sa te morgu e sa te njerëzit që mund t’u jepnin kapital politik. Do ta pyesja zotin Halimi se ku ka qenë në kohën kur drejtoreshës së arsimit i kanë vënë në një bombë tek shtëpia dhe e di ai përse ka ndodhur kjo? Do ta pyesja këtë lolo politik që gjithnjë e më shumë i ngjan një lloj gjitari tërmet duke tentuar të bëjë opozitë me vdekjen. Po ka edhe një gjë që më bën përshtypje. ka dy javë që në kronikat e  zeza më shumë se viktima dhe autori po na del Igli Cara. Na u shfaq fillimisht në vdekjen e Olldashit, na bëri vajtuesin, mashtruesin, çfarë tha një ditë nuk tha ditën tjetër, e si për ironi të fatit, e harroi dhimbjen e madhe si çun durrsak dhe na terrorizoi lagjen  vetëm pak ditë më parë ndërsa qëllohej me armë në lokalin e Doklead Ademit. Shkoi edhe atje në ngjarjen e  rëndë të atij djalit. Mirë bëri. Po të paktën të kishte ruajtur etikën, të paktën të kishte treguar se me fëmijët nuk mund të bëhet opozitë kur drejtorët që ka emëruar ai i kanë dhunuar ato fëmijë. E bëri se nuk di të bëjë gjë tjetër. E shkatërroi PD, pushtetin e saj dhe tani me ca urithë politik që dalin vrimave kërkon të shkrijë veten nga ngrirja. Mirë bën edhe pse po xhelozon gazetarët e  kronikës së zezë këto dy javë. Kam dëgjuar dje në parlament fjalën e Sali Berishës. Jam ndjerë keq si prind, si qytetar, natyrisht edhe si gazetar. Kurrë nuk kisha parë ngazëllim më të madh të deputetëve të opozitës për ngjarjen në fjalë. vetë Berisha çfarë nuk tha duke tentuar të mos thonte asgjë. Po ngjarja është shumë e rëndë dhe kjo qeveri duhet të ndërhyjë, ndërsa kjo opozitë duhet të bëhet krah për të luftuar krimin. Është e vërtetë që na humbi një fëmijë në shkollë, edhe në shtete të fuqishme  kanë ndodhur ngjarje të tilla. Kjo nuk shfajson askënd, po ish kryeministri të mos harrojë se këtë popull përveç Enver Hoxhës e armatosi vetë më 1997. të mos harrojë që në qeverisjen e  tij brenda një dite janë vrarë katër policë në detyrë, po janë vrarë edhe 27 vetë në gërdec. Më shumë respekt për ata që ikin, ndoshta kjo e bën opozitën më të besueshme dhe jo arkivolet që ka nisur të numërojë  për t’i përdorur si podiume të fjalës së lirë.  Kam edhe një gjë të fundit, me një televizion që është ngritur, me lekët e tenderave të pullave apo me rezervuaret e Divjakës. Unë i repsketoj gazetaret e  reja, madje nganjëherë ehe më shumë se sa duhet, po është e turpshme kur një media vizive në Durrës, që njihet  si media e Arqile Goresë, të hapë lajmet duke e quajtur ngjarjen si e para që ka ndodhur  në Durrës këta 30 vite. Vetëm ngjitur me shkollën ku ndodhi ngjarja, është një tjetër shkollë që mban emrin “Olsi Lasko”. Djali që u vra në qeverisjen e PD, nxënës shkolle dhe nga një bashkmoshtarë i tij! Mediat nuk janë pulla as folse që mund të lëpihen vetëm nga një anë!