Home Aktualitet Shtatë qarqe më shumë vdekje sesa lindje, popullsia e Shqipërisë u rrit...

Shtatë qarqe më shumë vdekje sesa lindje, popullsia e Shqipërisë u rrit me 690 banorë në vitin 2022

Shqipërisë iu shtuan 690 banorë gjatë vitit që lamë pas, sipas të dhënave zyrtare. Për shtesën e popullsisë Tirana ka dhënë kontributin kryesor, ndërsa 7 nga 12 qarqe shënuan më shumë vdekje sesa lindje.

Në vitin 2022, sipas të dhënave të INSTAT, shtesa natyrore e popullsisë rezulton pozitive me 690 lindje më shumë se sa vdekje, duke iu rikthyer trendit pozitiv para pandemisë. Gjatë vitit 2022 lindën 24.688 foshnja, duke shënuar një rënie me 9,3 %, krahasuar me një vit më parë, ndërsa numri i vdekjeve ishte 23.998 persona, duke shënuar një rënie me 21,3 %, krahasuar me një vit më parë.

Shtatë qarqe më shumë vdekje sesa lindje, popullsia e Shqipërisë u rrit me 690 banorë në vitin 2022Pesë qarqe të vendit, duke iu referuar shifrave të Institutit të Statistikave, shënuan shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në shtatë qarqet e tjera shtesa natyrore e popullsisë ishte negative.

Qarku me shtesën natyrore më të lartë ishte Tirana, me 3.262 lindje më shumë sesa vdekje, ndërsa qarku me shtesën natyrore më të ulët ishte Korça, me 959 vdekje më shumë se sa lindje.

Shtatë qarqe më shumë vdekje sesa lindje, popullsia e Shqipërisë u rrit me 690 banorë në vitin 2022Në tremujorin e parë 2023, katër qarqe të vendit regjistrojnë shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në tetë qarqet e tjera, shtesa natyrore e popullsisë është negative.

Në tremujorin e parë 2023, qarku me shtesën natyrore më të lartë është Tirana, me 581 lindje më shumë sesa vdekje, ndërsa qarku me shtesën natyrore më të ulët është Korça, me 265 vdekje më shumë se sa lindje.

Previous articleShiste armë zjarri për 50 mijë lekë, arrestohet punonjësi i policisë në Skrapar
Next articleUshqimi i jetëgjatësisë: Çfarë duhet të hani për të fituar një dhjetëvjeçar jetë