Home Rajoni Shqiptari në Greqi arratiset nga burgu duke përdorur një kartë telefonike

Shqiptari në Greqi arratiset nga burgu duke përdorur një kartë telefonike

Një kartë telefonike është përdorur nga një 48 vjeçar shqiptar për t’u arratisur nga qelitë e mbyllura të policisë në Volos të Greqisë.

48-vjeçari, i cili vuan dënimin me burg për dhunë në familje ndaj gruas dhe vjehrrës së tij , ishte zhvendosur në Volos për gjykimet në pritje ndaj tij.

Pasditen e së enjtes, ai ka arritur të thyejë drynin e qelisë me një kartë telefonike duke u larguar i pashqetësuar.

Policia ka vënë re më pas mungesën e tij dhe pas mobilizimit të menjëhershëm, ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit shqiptar në rrugët e qytetit grek.

Gjykata e shpalli fajtor të pandehurin për arratisje e dënoi me një vit burg, pa lirim me kusht dhe pa ankim.

Previous articleEvi Kokalari: Ja kush është politikani i infiltruar nga Meta për të “rrëmbyer” selinë blu dhe lajmi tronditës që do marrë PD nga gabimi i Berishës
Next articleE Pabsueshme/ Igli Cara mund të fitojë bashkinë e Durrësit si e fitoi Dako në 2007. Ja si po e ndihmon përgjegjësi i varrezave, Fredi që josh me para kreun e PS dhe një ish deputetet që Rama e ka bërë lanet