Home Opinion Shqiptarët në përballje me shovinizmin ortodoks, europianët hipokritë dhe me politikanët...

Shqiptarët në përballje me shovinizmin ortodoks, europianët hipokritë dhe me politikanët e vet.

kapitiNga Skënder KAPITI / Ky shkrim vjen në vijimësi të atij me titull “Shqiptarët në përballje me sllavo-serbët”. Serbët nuk shqetësohen fare nga politika shqiptare pasi në vënd që minimalisht ata të përulen e të kërkojnë falje për genocidin shekullor kundër shqiptarëve , gati sikur këtë po e bën politika jonë para tyre deri më sot me heshtjen e madje dhe me nismën e njëanshme të politikanëve tanë për pajtim historik kur këtë duhet ta kërkojnë ata dhe jo ne të parët , e që politika jonë mbarë kombëtare në vënd që të jetë e pajtuar ndërvete së pari sot, e për të punuar për integrimin brënda kombëtar dhe atë europian , për konsolidimin e demokracisë dhe shtetit ligjor, përveç të tjerash të çudit sot pikërisht edhe bojkoti i parlamentit në Shqipëri nga opozita edhe pas marrjes së Statusit Kandidat pa asnjë argument bindës, po kështu edhe politika kosovare e interesit personal për pushtet dhe mbi atë kombëtar që ka mbi 4 muaj që nuk konstituon institucionet sipas verdiktit të popullit; dhe po kështu spektri politik i shqiptarëve në Maqedoni në vënd që të punojnë në konsensus së bashku për të marrë shqiptarët atje statusin e kombit shtetformues të barabartë me maqedonasit, dhe për integrimin e shqiptarëve në të gjitha institucionet e shtetit në përqindjen që u takon , ata grinden ashpër madje mesvedi për interesa personale pushteti dhe të ndonjë detyre e posti. Pra. shiko se sa e interesuar për problemin publik dhe kombëtar është akoma dhe kjo politika aktuale e jona, apo pjesë të saj. Po, dhe më herët akoma dihet shumë mirë ndihma që i dha Mbretëria serbe Mbretit Zog për t’u rikthyer në pushtet në Shqipëri në këmbim të faljes së territoreve shqiptare nga shteti shqiptar i Shqipërisë; në këmbim dhe të përndjekjes dhe për vrasjen e patriotëve kombëtarë si H.Prishtina, L.Gurakuqi, B.Curri, A.Rustemi etj . si dhe mbylljen, shpërndarjen e përndjekjen e veprimtarisë kombëtare të nacionalistëve shqiptarë për çlirimin e Kosovës. Po kulmi arriti me vendosjen në Shqipëri të regjimit komunist ekstrem i tipit sllavo-ortodoks ku shqiptarët e Shqipërisë e pësuan prej regjimit komunist po ato se çfarë pësuan shqiptarët e Kosovës, Maqedoinisë dhe të Malit të Zi nga regjimi shovinist sllavo-komunist jugosllav; e pësuan shqiptarët në Shqipëri prej reformave ekstreme kolektivizuese e shtetëzuese që e çuan Shqipërinë dhe shqiptarët në varfërinë ekstreme; ashtu si në Kosovë edhe në Shqipëri u internua, u persekutua dhe pothuajse u vra tërë elita patriotike , intelektuale dhe kombëtare; ideologjia komuniste dhe lufta e klasave në Shqipëri si “forcë lëvizëse ” e shoqërisë në fakt ishte si një genocid i drejtuar nga ideologjia komuniste dhe si një farë lufte civile që e ndau shoqërinë shqiptare në Ne dhe në Ata me pasoja shumë të rënda për shqiptarët , një politikë e tillë që vazhdon edhe sot pra ajo e që i ndan në Ne dhe në Ata qoftë si të majtë e të djathtë , po edhe në të pasur një pakicë dhe në të varfër si shumicë ; politika e izolimit nga bota dhe qytetërimi perëndimor i vëndit për interesa ideologjike e pushteti ; të gjitha këto tregojnë se regjimi në Shqipëri ishte shumë i dëshiruëshëm dhe në funksion të politikës sllavo-serbe për ta izoluar problemin kombëtar të shqiptarëve në trojet e veta në ish-Jugosllavi me qëllim të fshehjes së genocidit atje, po dhe për ta ekspozuar Shqipërinë dhe për t’i paraqitur shqiptarët si antidemokratë dhe antieuropianë. Po kështu edhe demokracia e pas viteve 1990 shqiptarëve të Shqipërisë nga papërgjegjmëria dhe interesi personal i politikës dhe politikanëve të saj, si një vazhdimësi e mendësive dhe mentalitetit bajraktaresk dhe komunist edhe në këtë tranzicion skualifikoi nga politika dhe qeverisja madje dhe veprimtaria akademike ,arsimore e kulturore elitën patriotike dhe kombëtare , profesionale dhe intelektualizmin i vërtetë; tranzicioni paskomunist që shqiptarëve u kushtoi shumë rëndë dhe me humbje të mëdha politike, rënie imazhi e prestigji nderkombëtar; humbje ekonomike ,financiare , si dhe ishte një politikë abuzimi, vjedhje e krimi me pronat, e një genocidi ekologjik e turistik dhe e rrënimit të monumenteve të trashëgimisë historike e kulturore që i kishin shpëtuar shekujve. Po ajo që është shumë e rëndë është dhe humbja e qindra e qindra jetëve njerëzore prej tragjedive dhe skandaleve të pajustifikueshme, dhe përveç këtyre u shkua deri aty që në kulmin e agresivitetit dhe barbarisë së makinës ushtarake serbe , të heqjes së autonomisë Kosovës dhe të pastrimit etnik të saj dhe të rrezikut të asgjësimit fizik të shqiptarëve në Kosovë, dhe kur bota kishte vendosur embargon kundër Serbisë shteti shqiptar, politika dhe pushteti i atëhershëm paturpësisht dhe kundër kombit të vet e shkeli haptaz këtë embargo duke e furnizuar makinën vrastare të Millosheviçit me karburant. Po edhe nuk ka pse të habitemi se çfarë thotë kryekleriku i Serbisë , Kryeministri i saj dhe politika serbe e serbët për Shqipërinë dhe Kosovën kur regjimi i E.Hoxhës për interesa pushteti dhe ideologjie desh e bëri edhe Shqipërinë republikë të ish-Jugosllavisë, ishkryeministri Nano i Shqipërisë deklaronte se Kryeqyteti i Kosovës është Beogradi apo dhe funksionarë të lartë të PD kur deklaronin se rruga e Shqipërisë për në BE kalon nga Athina , kur si Athina e Beogradi kanë qënë dhe janë qëndrat antishqiptare dhe e komploteve dhe strategjive për realizimin e asimilimit dhe zhdukjes së shtetit e kombësisë shqiptare. Kur bëhen deklarata të tilla po madje edhe veprime antikombëtare edhe nga vetë politikanët tanë kaq haptazi a nuk të shkon dhe vetvetishëm mëndja se çfarë edhe mund të jetë luajtur kundër interesave kombëtare në fshehtësi. Po dhe mbas luftës në Kosovë celula shqiptare nga Shqipëria që përgatiste e fabrikonte akuza kundër luftëtarëve të U?K -së me qëllim për t’i shërbyer politikës dhe propagandës serbe për ta njollosur dhe kriminalizuar luftën e drejtë të popullit të Kosovës , dhe ata që e bënë këtë erdhën dhe u instaluan në qeverinë shqiptare dhe administratë me poste e detyra të larta shtetërore e që i bënë hatanë edhe Shqipërisë. Dhe ka shumë e shumë fakte të tjera që e kompromentojë rëndë shtetin dhe pushtetin e kohës së tranzicionit duke u shërbyer mjaft mirë interesave antishqiptare greko -sllave. Politika shqiptare e tranzicionit pa dashje apo me dashje ra edhe ajo pre e antishqiptarizmit, pasi vëndin ajo e mbajti vazhdimisht në një gjëndje paqëndrueshmërie politike, ndërmori reforma që më shumë krijuan probleme , përçaje e konflikte; nuk ndërtoi as shtetin ligjor po sundoi anarkia dhe padrejtësia , sundoi politika e keqe, e interesit personal e politik, e krimit , hajdutërisë dhe korrupsionit gjë që shqiptarëve ua kërcënon jetën ,lirinë ,pronën ,krenarinë dhe dinjitetin. Pra edhe tranzicioni i pas komunzmit ua bëri më sketerrë jetën shqiptarëve dhe që as nuk bëhet fjalë për politikë kombëtare e të interesit shqiptar ,po përkundrazi po, politikë përçarëse, korrupsioni, si një politikë kundërkombëtare , antidemokratike dhe kundërintegrale për në BE, të dëshirueshme për armiqtë e shovinistët fqinj.
Pavarësisht luftrave dhe sakrificave të jashtzakonshme të shqiptarëve për mbijetesë dhe të drejta kombëtare , aq sa ishin luftrat e shqiptarëve që çuan në rënien edhe të Perandorisë Otomane, paria politike shqiptare dhe ajo intelektuale kurrë as në shekullin e 18, 19 dhe madje as në atë të 20 dhe akoma dhe sot nuk kanë pasur dhe nuk kanë asnjë projekt, plan apo strategji kombëtare ashtu siç kanë pasur madje në shekuj fqinjët tanë shovinistë dhe që i mbështeste Rusia cariste. Stratëgjia ortodokse antishqiptare fabrikuan “Krizën Lindore” ku sllavët serbë, malazes , bullgarë dhe grekët ndërmorën me nxitjen dhe ndihmën e Rusisë dhe shpallën Luftën e Parë Ballkanike kundër gjoja Turqisë dhe muslimanizmit ,po që në fakt kjo ishte një pretekst apo mbulesë për justifikim dhe për të mashtruar Europën e për të maskuar qëllimin e vërtete të tyre që ishte pushtimi i trojeve shqiptare dhe asgjësimi i kombit shqiptar , pasi në të vërtetë Perandoria Otomane de fakto kishte rënë dhe ishte shëmbur prej kryengritjeve dhe luftës së shqiptarëve për mëvetësi si kombet e tjera. Dhe ndodhi ajo që ndodhi , tragjedia për kombin shqiptar : genocidi, rrënimi, shkatërrimi ,dëbimi e pastrimi etnik prej trojeve shqiptare, përndjekja, dhunimi dhe genocidi sllavo-grek mbi ta e që vazhdoi vite e vite edhe më pas e deri dhe në prag të mijëvjeçarit të tretë ,e që vazhdon akoma haptazi po edhe me metoda të kamufluara. E që për pasojë tragjikisht më së shumti për ne ka vendosur fati, rastësia dhe interesi i të tjerëve se sa ne vetë. Edhe pas krijimit të shtetit gjysmak shqiptar prapë se prapë shqiptarëve nuk ju ndanë trumat dhe fatkeqësitë jo vetëm për ata që mbetën jashtë shtetit shqiptar në trojet e tyre prej shovinistëve ortodoksë serbë, malazez ,maqedon e grekë , po madje dhe ndaj atyre që ishin dhe brënda vetë Shqipërisë , po këtyre prej politikës së politikanëve të vet. Përgjegjësia kryesore bie për këtë mbi shtetin amë ,Shqipërinë politike, ku politika 100 vjeçare e tij nuk ka punuar për interesin gjithkombëtar jo se jo, po as për vetë interesin e Shqipërisë sa duhet , po më shumë për interesa egoiste, personale, pasurore, krahinore, nepotizmi dhe ideologjike pushteti . Prej luftës dhe sakrificave të shqiptarëve përfituan më shumë dhe i fituan pavarësitë të tjerët para nesh po që edhe i krijuan dhe i zgjeruan madje shtetet e tyre sllavët dhe grekët me trojet tona shqiptare përqark Shqipërisë . Dhe perëndimi europian hipokrit ra dakord për një shtet vertikal shqiptar vetëm e vetëm për interes thjesht të tyre se nuk dëshironin të dilte Serbia në Adriatik pasi pas saj qëndronte Rusia. Dhe Europa e pabesë, shqiptarët i shikonte dhe i shfrytëzonte si pengesë për ekspansionin pansllavist, ashtu si para 500 vitesh si pengesë për ekspansionin osman. Është për të ardhur keq se si dhe se sa shumë mosmirënjohëse është treguar kjo Europa me shqiptarët e cila i ka ditur shumë mirë krimet dhe genocidin sllavo-grek mbi shqiptarët , Europa i ka ditur mirë politikat dhe strategjitë kriminale, shoviniste e genocidiale, por ka luajtur pandershmërisht dhe paturpësisht me shqiptarët të cilët dikur u bënë mburoja e Europës që penguan sa mundën invazionin osman drejt saj , po që kanë qenë dhe pengesa kryesore në Ballkan kundër ekspansionit antiperëndimor pansllavist të derigjuar nga Rusia për të dalë në Adriatik e që përbënte kërcënim real për qytetërimin europioan dalja e tyre në Adriatik. Kjo Europë që ra kështu pre e pansllavizmit dhe që bëri pazare të pista me interesat dhe trojet shqiptare në vitin 1913 u tregua e pabesë dhe tepër mosmirënjohëse ndaj shqiptarëve, dhe në dyert e Europës dhe në kancelaritë e saj u përgatitën tragjeditë e mëdha për kombin shqiptar, pasojat e e së cilës ndihen dhe sot.. Europa mos të mendojë se ne nuk ia dimë dhe hilet e saj. Ajo në se na donte sinqerisht nuk ka pse vetëm jep këshilla e porosi e lloj-lloj pretekstesh politike e standartesh pasi ne e meritonim antarësimin për në BE dhe më parë se Rumania e Bullgaria, dhe kur e pa kërcënimin rus, aleatit dhe mikut strategjik të Serbisë, që pas pushtimin e Krimesë dhe destabilizimin e Ukrainës si dhe ekspansionin e saj perandorak në ish-vëndet e Bashkimit Sovjetik , BE na e dhe Statusin e Antarit Kandidat. Tani më në fund edhe pjesa më e madhe e Europës bën sikur e ka kuptuar se kush janë shqiptarët, dhe padrejtësitë që i ka bërë ajo atyre , dhe i ka njohur dhe e ka ditur mirë se sa antieuropianoperëndimor janë serbët dhe me shumë vonesë ajo tashmë po e mbështet dhe përkrah por jo tërësisht, seriozisht dhe si duhet të drejtën historike dhe kombëtare të shqiptarëve, kulturën shqiptare që qëndron në themelet e qytetërimit perëndimor, integrimin e vonuar për në BE, të drejtën dhe trashëgiminë europiane si populli më i vjetër i Europës të cilat populli shqiptar i ka mbrojtur në shekuj në përballje me hordhitë barbare sllavo-serbe dhe greke dhe jo vetëm në përballje me ta po dhe me Europën e pabesë dhe madje dhe të tradhëtisë shpeshherë të vetë parisë dhe politanëve të tij, e që shqiptarëve u ka kushtuar shumë. shumë shtrenjtë . Falë vetëm sakrificës së popullit tonë arritëm me aq mund ,rraskapitje e sakrifica deri këtu , e që duhet t’u jemi mirënjohës brezave të shkuar për këtë , dhe që sot si kurrë më parë koha është me ne, dhe ne pashmangshmërisht do jemi më të fortë se kurrë si komb dhe këtë na takon ta bëjmë sot ne që t’ua lëmë trashëgimi të tjerë brezave që do vinë pas nesh.