Një bandë e trafikimit të drogës në Milano është shkatëruar nga policia. Mediat e huaja raportojnë se banda u kap pasi grupi kriminal përdorte ndihmën e një taksisti për të mbërritur në vendet e dorëzimit të drogës.
Një shqiptar dhe pesë italianë janë arrestuar nga policia, si dhe u sekuestruan nga kontrollet e banesave rreth 30 gramë kokainë dhe 5 mijë euro. Polica informoi se banda arrinte të shiste 5 kilogramë kokainë në muaj në zonat e ‘Cesano Boscone’ dhe ‘Giambellino’, në Milano.
Katër nga shpërndarësit e drogës janë burgosur, taksisti është në arrest shtëpie dhe personi i gjashtë ka marrë detyrimin.