Një burrë është arrestuar në Kinë pasi shiste tretësirë të kripur dhe ujë mineral, si vaksina anti-COVID.
Personi i arrestuar, i identifikuar si Kong, kishte hulumtuar modelet e paketimit të vaksinave të vërteta, përpara se të bënte më shumë se 58 mijë ‘vaksina’ të tijat.
Një grumbull vaksinash janë dërguar jashtë shtetit, por nuk dihet ende se në cilin vend. Kong është mes 70 personave të arrestuar për krime të ngjashme në Kinë.
Kong dhe ekipi i tij bënë një fitim prej 2.78 milion dollarë, duke vendosur tretësirë të kripur, apo ujë mineral në shiringa dhe duke i shitur ato si vaksina kundër COVID në gusht të vitit të kaluar.