Home Bota Shfaqet në gjykatë “poseduesi i ricinit”

Shfaqet në gjykatë “poseduesi i ricinit”

ricinNjeriu i akuzuar për dërgimin e letrave me ricin në adresë të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, dhe zyrtarëve të tjerë amerikanë, është paraqitur para gjykatës.

Everett Dutschke është arrestuar të shtunën në jug të shtetit Misisipi.

Ai akuzohet për zhvillim dhe posedim të ricinit dhe përpjekje për ta përdorur atë si armë.

Dutschke ka mohuar të jetë i përfshirë në letrat me ricin dhe ka thënë se ka bashkëpunuar me zyrtarët federalë gjatë kërkimeve të tyre.

Nëse shpallet fajtor, ai mund të përballet me burgim të përjetshëm.

Ricini mund të shkaktojë vdekje te ata që e nuhasin ose e përtypin këtë substancë.

Previous articleBan dënon atentatin ndaj kryeministrit sirian
Next articleObama dhe Putini flasin për sigurinë