Home Politike Sherri me grushte me biznesmenin, Luçiano Boçi reagon për videon që qarkulloi...

Sherri me grushte me biznesmenin, Luçiano Boçi reagon për videon që qarkulloi me shpejtësi

Kandidati për deputet të Partisë Demokratike në Elbasan Luçiano Boçi ka reaguar sërish lidhur me konfliktin me biznesmenin Gjergj Luca, ku tha se celulari që merr në video është i tij.

Përmes një konference për mediat nga Elbasani, Boçi thotë se pas përplasjes me Lucën ai vetë ka shkuar direkt në prokurori dhe sipas tij videoja ka dalë nga biznesmeni.

“Në video shihet një telefon i imi, i cili ka rënë në tokë. Videos i mungon momenti i parë dhe kryesor, agresioni i Gjergj Lucës kundër deputetit Luçiano Boçi.  Videoja është e manipuluar.  Gjergj Luca nuk flet dhe vepron vetëm. Ai është thjesht një zgjatim kriminal i mazhorancës. Sa i takon kësaj çështje në një depozitojmë sot një ankesë sot në ILD, Metani të verifikojë nëse prokuroria e Elbasanit e ka marrë videon e plotë për të hetuar”, tha Boçi.

SOURCEbulevard news
Previous articleVjedhje e një karburanti, tre vjedhje motomjesh, kultivim lëndësh narkotike/ Finalizohet operacioni “Arrameras”, 4 të prangosur
Next articlePaloka: Rama na ktheu në “renditjen e turpit”, në vend-numëro!