Home Slideri Sherr në kryesinë e PD-së së Durrësit. Ismail Dervishi: Hiqeni nga lista...

Sherr në kryesinë e PD-së së Durrësit. Ismail Dervishi: Hiqeni nga lista Arqile Gorenë, është mafioz dhe hajdut

pd durresEdhe pse kanë pak ditë që kanë filluar mbledhjet për fushatën në PD-në e Durrësit nuk është se gjërat po shkojnë aq mirë. Vetëm pak ditë pasi janë mbledhur drejtuesit e strukturave një sherr i madh ka pushtuar këto takime, ndërsa është dashur ndërhyrja për ti qetësuar palët . Sherri ka nisur kur Arqile Gorea një nga figurat shumë të dyshuara në PD që ka pasur zigzaket e veta duke e injoruar dhe më pas duke ju afruar PD-së sipas rastit kur ajo ishte afër dhe larg pushtetit, ka nisur të flasë për rëndësinë e fushatës dhe aq më shumë për atë që duhet të bëjë secili që PD-ja në Durrës të jetë forcë e parë. Por ndërsa Gorea është emocinuar nga ata që po e dëgjonin, ajo që ka ndodhur ka shokuar të gjithë. Ismail Dervishi, një nga njerëzit më militantë dhe të devotshëm të PD-së, e ka ndërprerë në mes dhe ka lëshuar një lumë akuzash ndaj zotit Gorea. “Ju na keni sjellë këtu këtë maskara politik, këtë njeri që ka tallur bythën me demokratët dhe kur humbi vetë dhe i vodhën votat shkonte dhe u fshihte si langaraq. E keni sjellë për ta bërë deputet në Durrës, atë që ka vjedhur me tenderat e pullave të postës atë që ka punësuar komunistë në institucionin që ka drejtuar dhe ka sulmuar demokratët. Ai është mafioz dhe hajdut. Kurrë nuk keni për të fituar me të” kanë qenë fjalët e Dervishit i cili ka qenë drejtor i Filialit të postave në Durrës dhe më pas, pas shkarkimit që i ka bërë Gorea është punësuar në një pozicion të dorës së dytë në Hekurudhën Shqiptare. Fjalët e zotit Dervishi kanë krijuar ilaritet në sallë, ndërsa Gorea është munduar të qetësojë gjakrat duke thënë se akuzat ishin emocionale. Po Dervishi ka këmbëngulur duke thënë se Gorea është hajdut dhe aq më shumë që ai ka grabitur jo vetëm pronat e durrsakëve por edhe të vetë fisit të tij. Edhe pse ka qenë një situatë e tensionuar, burimet nga PD-ja bëjnë të ditur se cdo natë ka konflikte të tilla dhe fushata e PD-së ka nisur me sherr brenda llojit, duke e parë këtë si një tregues se aty po dominojnë klanet dhe jo takimet për të kërkuar votën elektoratit.

Previous articleKreu i Sigurimeve Shoqërore në Durrës, Monika Tahiri shkel ligjin, Mjekët e KEMP-it pesë vite pa u ndërruar
Next articleBerisha mbyll numrin e celularit Vodafone